Shqipëria në ‘black out’ total? Disa qytete pa drita

Në redaksinë tonë kanë mbërritur shumë mesazhe nga qytetarë të shqetësuar për mungesën e energjisë elektrike në disa qytete, përfshirë Durrësin, Vlorën, Fierin, Lushnjën, Patosin dhe Kavajën.

Aktualisht, nuk ka një shpjegim të qartë për shkakun e ndërprerjeve, çka ka shtuar shqetësimin e qytetarëve.

Autoritetet pritet të reagojnë për të sqaruar situatën dhe për të dhënë një afat mbi rikthimin e energjisë.

Durrës