Një tjetër rast shqetësues është raportuar në redaksinë e JOQ Albania. Familjarët e Shpëtim Shik Stermasit, 76-vjeç, kërkojnë ndihmën e qytetarëve pasi i moshuari ka humbur dhe nuk po arrijnë ta gjejnë.
Sipas familjarëve, ai është parë për herë të fundit sot në drekë, në zonën te Mulliri i 9-katëshëve, në qendër të Tiranës, ndërsa që prej asaj kohe nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.
76-vjeçari vuan nga demenca dhe sëmundje të tjera, çka e bën situatën tejet të rrezikshme. Familjarët bëjnë me dije se ai nuk mban mend shtëpinë dhe orientimin, ndaj ekziston frika se mund të ketë përfunduar në ndonjë zonë apo vend të panjohur.
Si shenjë dalluese, i moshuari ka një shenjë/plagë në anën e djathtë të fytyrës, si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në momentin e fundit kur është parë, ai kishte veshur xhup të zi dhe kapele.
Familjarët u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që, nëse e kanë parë ose kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë urgjentisht në numrin e telefonit: 📞 069 290 8699
JOQ Albania i bashkohet thirrjes së familjarëve dhe fton këdo që mund të ndihmojë me informacion, pasi çdo minutë është vendimtare për gjetjen e tij të sigurt.