Qeveria miraton paketë financiare shtesë, kategoritë që përfitojnë

30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që synon mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, përmes kompensimit të të ardhurave mujore dhe dhënies së ndihmës së drejtpërdrejtë financiare.

Vendimi parashikon masa të diferencuara kompensimi për individë dhe familje me nivele të ndryshme të ardhurash, përfshirë pensionistë, persona me aftësi të kufizuara, përfitues të ndihmës ekonomike, si dhe kategori të tjera të mbrojtjes sociale, me qëllim lehtësimin e barrës ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Këshilli i Ministrave vendosi:

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas ligjit

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit

•Përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, kategoritë e mëposhtme:

a) Familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike b) Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare; c) Personat me aftësi të kufizuara ç) Individët përfitues të statusit “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, d) Individët përfitues të statusit “Për statusin e të verbrit” dh) Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar

Related Posts

Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike!

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, Tomor Dosti. Ishte edhe nënkryetar i PD në vitet e para. U zgjodh deputet…

“Në shtëpinë e Mehmet Shehut, bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin…”- Dëshmia e oficerit të shërbimit, para hetuesit

Nga Dashnor Kaloçi/ Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion…

“PASURI GJIGANTE” / Foto-Lajm: 40 shtëpitë e Familjes Berisha

Në reagimin e tij, Doçi thekson kontrastin mes fillimeve modeste në politikë – “me nga një apartament parafabrikat, me pantallona doku dhe model flokësh ballaboks” – dhe…

Grekët nuk përmbahen pas deklaratës së DIVËS greke: “Jam puro shqiptare, babai urrente priftërinjtë grekë”

E kush nuk është dashuruar me Penelopën e bukur greke. Me atë fytyrë të gdhendur mesdhetare që për besnikërinë ndaj dashurisë së saj thurte e çthurte pëlhura…

DO MBETENI PA FJALË! Si ishte Irani para vitit 1979?

Si kaloi Irani nga një shtet ku lulëzonte liria, te një Republikë Islamike… Nga viti 1941 deri në vitin 1979, Irani u sundua nga Mbreti Mohammad Reza…

E fundit! Irani godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka konfirmuar se ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad është bërë objekt i një sulmi me dronë, duke…