VENDIMI I PLOTË | Erion Veliaj dërgohet në qelitë e burgut të Durrësit, e shoqja rifiton lirinë. Masat e sigurisë dhe për 6 biznesmenët

GJKKO LË NË FUQI MASËN “ARREST ME BURG” PËR KRYEBASHKIAKUN ERION VELIAJ, NDËRSA AJOLA XOXA NË “DETYRIM PARAQITJE” DHE “NDALIM DALJE JASHTË SHTETIT”

Pas një seance gjyqësore prej 6 orësh, ditën e sotme, gjyqtari Erion Bani ka dhënë vendimin për masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. GJKKO ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për Veliajn, duke rrëzuar kërkesën e avokatëve të tij për një masë më të butë.

Për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, duke e kufizuar lirinë e saj për të lëvizur jashtë vendit.

Ndërkohë, për 5 biznesmenët e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, janë caktuar masat e mëposhtme:

“Arrest me burg” për Elman Abule

“Detyrim paraqitje” për Gentian Sula

“Detyrim paraqitje” për Meriman Kalushi

“Detyrim paraqitje” për Fatmir Bekteshi

“Detyrim paraqitje” për Shkëlqim Fusha

Gjatë seancës, avokatët mbrojtës të Erion Veliajt tentuan të ofrojnë garanci pasurore për të, si një alternativë ndaj masës së arrestit me burg, ndërsa për Ajola Xoxën kërkuan një masë më të lehtë sigurie, duke sugjeruar “detyrim paraqitje”. Megjithatë, gjykata nuk i mori parasysh këto kërkesa dhe la në fuqi vendimet e dhëna më herët.

Ky vendim i GJKKO-së vjen në një moment delikat politik dhe mund të ketë ndikime të rëndësishme në vijim.

VENDIMI I SHPALLUR ZYRTARISHT

1. Kërkuesi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“1. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur për personat nën hetim Erion Vliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit me karakter shtrëngues të vendosur ndaj këtyre shtetasve”.

3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale.

3. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.

4. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

5. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.

6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

8. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:00.

9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

10. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

11. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

12. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:15.

13. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

14. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Related Posts

Detaje të reja nga vr*sja e Miklovan Dakajt, zbulohet biseda e fundit e 30-vjeçarit shkodran

Mediat spanjolle kanë publikuar detaje të reja rreth vrasjes së Miklovan Dakajt. La Razon shkruan se, 13 maji 2025 ishte hera e fundit që Miklovan Dakaj, u…

“A do të marrin pagën e 13-të nënat në lehoni? Ja çfarë tha ministri”

Një nga pikat më rëndësishme të vendimit të sotëm të Qeverisë për dhënien e pagës së 13-të në sektorin publik, është trajtimi i grave që janë apo…

E papritur! Anulohet të martën prime i Big Brother Vip, zbulohet arsyeja!

Programi shumë i ndjekur “Big Brother VIP” do të pësojë një ndryshim të përkohshëm në orarin e transmetimit këtë javë. Spektakli nuk do të shfaqet në ditën…

Shkoi ne teqe per te ndezur nje qiri, peson incidentin ..

Një mjet përfshihet nga flakët duke u djegur totalisht në parkimin e teqesë së fshatit Kreshovë të Kolonjës. Sipas informacioneve, konfirmohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa…

Miri bën deklaratën e papritur për Selinën në Dhomën e Rrëfimit

Dinamikat brenda shtëpisë po marrin një rrjedhë të re, dhe duket se banorët po analizojnë me kujdes lëvizjet e njëri-tjetrit. Së fundmi, Miri ka ndarë mendimet e…

“Pa dijeninë time, kanë…”/ Gjesti hedh në gjyq kompaninë Onima

Këngëtari i njohur Gjesti ka njoftuar publikisht një lëvizje të fortë ligjore ndaj kompanisë muzikore Onima, duke e akuzuar atë për shkelje të të drejtave të autorit…