Elbasani mbyll 2025-ën me bekim! 6 bebe lindin në orët e fundit – Mesazh emocionues nga Drejtoresha e Spitalit

Gjatë orëve të fundit të ditës së sotme gjashtë familje në Elbasan janë gëzuar me ardhjen në jetë të bebeve duke e bërë edhe më të bukur dhe më domethënëse festën tradicionale të ndërrimit të viteve.

Dy prej gjashtë foshnjave kanë ardhur në jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa katër bebe të tjera kanë lumturuar çifte të reja në bashkitë Gramsh, Librazhd, Belsh dhe Cërrik, duke përhapur gëzim, emocione dhe shpresë në të gjithë qarkun.

Lajmin e bukur e ka ndarë edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Zheni Gjergji, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan:

Mirëseardhja më e bukur e fundvitit

Në prag të festave, drita e shpresës ndizet më fort në Spitalin Rajonal Elbasan. Dy bebe të porsalindura, Darla dhe Riguel, engjëj të vegjël me buzëqeshjen e jetës që sapo ka nisur, sjellin gëzim, dashuri dhe besim për të ardhmen.

Mes duarve të kujdesshme të personelit shëndetësor dhe ngrohtësisë së festave, këto jetë të reja janë dhurata më e çmuar e fundvitit”, shkruan drejtoresha e spitalit rajonal në një postim në Facebook.

Related Posts

ARREST0HET fituesi i Big Brother VIP Albania, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari i njohur shqiptar Besart Kelmendi, i cili njihet nga publiku me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtina nën dyshimin për kryerjen e veprës…

Arrestohet fituesi i Big Brother VIP Albania, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari i njohur shqiptar Besart Kelmendi, i cili njihet nga publiku me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtina nën dyshimin për kryerjen e veprës…

Makina përplas burrin me biçikletë në Durrës

Durrës – Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Durrës, ku një automjet përplasi një shtetas 52-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, ai mbeti i…

“O nuk e di bre, një…” – në momentin e djegies së autobusit në Zvicër dikush dëgjohet duke folur shqip

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet postar në Friburg të Zvicrës, ku sipas raportimeve fillestare gjashtë persona humbën…

Tragjedi e dyfishtë në Lezhë, Xhuana i dha fund jetës me fotoksinë, por ishtë shtatzënë! Prindërit e mësuan lajmin në morg. Ish-burri e përndiqte dhe dhunonte

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik ditën e djeshme pasi një vajzë e re ka humbur jetën në QSUT pasi dyshohet se kishte konsumuar fostoksinë. Viktima…

Toka nuk gjen qetësi, g*ditet nga një tjetër tërmet i fortë!

Një tjetër tërmet ka goditur sot Greqinë, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët. Lëkundjet ishin me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistruan në…