<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Këngëtari i njohur shqiptar Besart Kelmendi, i cili njihet nga publiku me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtina nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “armëmbajtje pa leje”. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur gjatë pasdites në një nga rrugët e kryeqytetit. 🡇Shtყpηi iɱazhin/rҽkIaɱɱen më ρoshtë dhe hap paмjet🡇

    Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 15:00 të së mërkurës, policia ka ndërhyrë në rrugën “Mehmet Isahi” në Prishtinë, ku ka ndaluar dhe më pas arrestuar këngëtarin e dyshuar. Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me rrethanat e rastit dhe dyshimet për posedim të armës pa leje.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka deklaruar se ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore. Ai ka bërë të ditur se, pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që i dyshuari të ndalohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

    Autoritetet kanë theksuar se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar dhe se do të ndërmerren veprime të mëtejshme në varësi të rezultateve të hetimit. Ndërkohë, arrestimi i këngëtarit ka tërhequr vëmendje të madhe në publik dhe në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit e tij po reagojnë lidhur me lajmin./Koha.net

    Njoftimi i policise:

    “Sot, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Mehmet Isahi’ në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.