Qeveria britanike shpall non grata “Rrjetin Krasniqi” nga Kosova, i akuzuar për falsifikim masiv dokumentesh

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj disa grupeve kriminale, duke përfshirë edhe një rrjet të organizuar me bazë në Kosovë, të njohur si “Rrjeti Krasniqi”, i akuzuar për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të falsifikuara.

Ky rrjet kriminal dyshohet të ketë prodhuar pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi të falsifikuara për më shumë se 50 vende, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar. Sipas autoriteteve britanike, “Rrjeti Krasniqi” ka ndihmuar grupe kriminale nga Ballkani Perëndimor në lehtësimin e kalimit të paligjshëm të migrantëve drejt Evropës Perëndimore.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë disa individë kyç të këtij rrjeti, mes tyre:

Burim Krasniqi (udhëheqës i rrjetit),

Arif dhe Valon Krasniqi,

Sami Duriqi,

Granit Avdyli,

Nexhmije Selmani,

Endrit dhe Shkëmbim Ermellahu.

Ata dyshohen për përfshirje në prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të falsifikuara, si dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për këtë aktivitet kriminal.

Në një njoftim të Qeverisë britanike thuhet se grupi “drejtonte një laborator të sofistikuar falsifikimi” dhe ka krijuar dokumente të falsifikuara me cilësi të lartë, duke përfshirë pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferësh.

Këto zhvillime vijnë pas një operacioni të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në janar 2025, kur u sekuestrua në Prishtinë një laborator profesional për falsifikimin e dokumenteve. Gjatë bastisjes u gjetën mbi 20,000 mikroçipa, printerë laserikë dhe mijëra dokumente të falsifikuara nga 51 shtete të ndryshme.

Related Posts

E bukura e Turqisë e thotë me krenari: Jam shqiptare, ja si e uron babën në gjuhën e nënës: Shqiptari im, të dua baba

Cansu Dere i ka uruar ditëlindjen të atit. Eysan’ e njohur sipas serialit Ezel, ka zbuluar se prejardhjen e ka shqiptare nëse bazohemi në urimin që i…

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së “Big Brother VIP”

Lajmi që të gjithë po e prisnit më në fund ka ardhur! Pas kaq shumë pritjesh, emocionet dhe kurioziteti marrin fund. Big Brother VIP Kosova, edicioni i…

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Nga Puna tek Dashuria, java nis plot aventura për këto shenja

Gjatë kësaj jave të mesit të nëntorit – që nis më 10 nëntor – mund të ndjeni një dëshirë të fortë për të bërë ndryshime: po dalin…

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

H0R0SK0Pl I NËNT0RlT 2025 PËR TË GJlTHA SHENJAT. ZBUL0Nl SE ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR JU

Dashi Dashuria Dashi , këtë nëntor digjet si një zjarr i gjallë në një natë vjeshte. Në marrëdhëniet romantike për shenjën e Dashit , pasioni përzihet me…

Edi Rama i jep goditjen e rëndë Belinda Ballukut, liron nga detyra …

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë ndryshimesh strukturore në përbërjen e Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Këto lëvizje vijnë…