Vr*sja e shqiptare në Kanada nga ish-partneri, flet nëna e saj: ‘Debatuan për çantën e pelenave, pastaj ai e qëIIoi tre herë’

23 Tetor 2025, 11:01

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Kanada, ku një 29-vjeçare me origjinë shqiptare, Savannah Kulla, është vrarë nga ish-partneri i saj, Anthony Deschepper, 38 vjeç.

Sipas autoriteteve kanadeze, ngjarja ndodhi të martën rreth orës 14:00 në parkingun e një qendre tregtare, ku Savannah kishte shkuar për t’i dorëzuar vajzën e tyre të vogël 17 muajshe ish-bashkëshortit.Debati mes tyre përfundoi në tragjedi.

“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo ka ikur,” rrëfeu me dhimbje nëna e viktimës, Karen Kulla, në një intervistë për mediat lokale. “Ajo ishte kaq e bukur, e zgjuar dhe ne e donim shumë.”

“Më tha: nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë”

Në dëshminë e saj, nëna e të ndjerës tregoi se vajza e saj kishte shprehur frikë nga ish-partneri.

“Më tha rreth një muaj më parë: ‘Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë,’” kujton Karen.

Sipas rrëfimit të saj, gjithçka nisi nga një debat për një çantë me pelena.

“Dëgjova që ai i tha: ‘Më duhet çanta e pelenave’, dhe ajo iu përgjigj: ‘Do ta marr unë’. Ai iu kthye: ‘E harrove çantën e mallkuar’ dhe më pas e qëlloi tre herë,” tregoi ajo.

Autori i vrarë nga policia

Pas ngjarjes, Deschepper tentoi të largohej, por u përball me forcat e policisë kanadeze gjatë ndjekjes. Ai u qëllua për vdekje në vendngjarje, pasi dyshohet se hapi zjarr ndaj efektivëve.

Sipas mediave kanadeze, autori kishte precedentë penalë dhe ishte në kërkim për sulm me armë zjarri që prej vitit 2023.

Viktima, nënë e katër fëmijëve

Savannah Kulla ishte nënë e katër fëmijëve dhe kishte ndarë rrugët me Deschepper disa muaj më parë. Familjarët tregojnë se ai e kishte ngacmuar vazhdimisht në telefon dhe e kishte kërcënuar në mënyrë të përsëritur.

“E thërriste qindra herë në ditë. Ndonjëherë ajo i përgjigjej vetëm për t’i thënë ‘më lër rehat’,” rrëfeu nëna e saj.

Hetimet në vijim

Policia kanadeze po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të krimit. Ndërkohë, komuniteti shqiptar në Kanada ka shprehur ngushëllimet për familjen Kulla, duke e cilësuar humbjen e Savannah si “një tragjedi që lë pas dhimbje të thellë dhe një mesazh për ndërgjegjësim ndaj dhunës në familje”.

Related Posts

E bukura e Turqisë e thotë me krenari: Jam shqiptare, ja si e uron babën në gjuhën e nënës: Shqiptari im, të dua baba

Cansu Dere i ka uruar ditëlindjen të atit. Eysan’ e njohur sipas serialit Ezel, ka zbuluar se prejardhjen e ka shqiptare nëse bazohemi në urimin që i…

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së “Big Brother VIP”

Lajmi që të gjithë po e prisnit më në fund ka ardhur! Pas kaq shumë pritjesh, emocionet dhe kurioziteti marrin fund. Big Brother VIP Kosova, edicioni i…

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Nga Puna tek Dashuria, java nis plot aventura për këto shenja

Gjatë kësaj jave të mesit të nëntorit – që nis më 10 nëntor – mund të ndjeni një dëshirë të fortë për të bërë ndryshime: po dalin…

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

H0R0SK0Pl I NËNT0RlT 2025 PËR TË GJlTHA SHENJAT. ZBUL0Nl SE ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR JU

Dashi Dashuria Dashi , këtë nëntor digjet si një zjarr i gjallë në një natë vjeshte. Në marrëdhëniet romantike për shenjën e Dashit , pasioni përzihet me…

Edi Rama i jep goditjen e rëndë Belinda Ballukut, liron nga detyra …

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë ndryshimesh strukturore në përbërjen e Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Këto lëvizje vijnë…