Ngjarje tr*gjike/ 12-vjeçari humb j*tën, shkak bëhet kjo sfidë e “TikTok”

Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas pjesëmarrjes në një trend viral të rrjeteve sociale të quajtur ‘Chroming’ (thithja e gazeve), duke shtuar shqetësimet për rreziqet e sfidave që qarkullojnë në TikTok. Oliver Gorman u gjet pa ndjenja në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij në Hyde, Mbretëri e Madhe. Ai u dërgua në spital, ku më pas humbi jetën.

Ekspertiza pas vdekjes zbuloi se shkak i vdekjes ishte thithja e gazit butan, një përbërës që gjendet në deodorantët aerosol. Në dhomën e tij u gjetën disa shishe bosh.

Gjatë seancës së Koronerit në Gjykatën e Mançesterit, Andrew Bridgman shprehu “shqetësim madhor” për përhapjen e këtyre sfidave në TikTok. Koroneri akuzoi platformën se po i “shpërndan këto sfida”, duke i bërë ato “lehtësisht të aksesueshme” për të rinjtë.

Për këtë arsye, ai kërkoi që të vendosen etiketime paralajmëruese më të mira dhe kufizime moshe për blerjen e deodorantëve aerosol.

Nëna e Oliverit, Clare Gillespie, e përshkroi djalin si “të ëmbël” dhe “të dashur”. Ajo tha se nuk beson që ai e bëri këtë për t’i dhënë fund jetës, por se “diçka shkoi tmerrësisht gabim”.

Ms. Gillespie theksoi se: “Çdo djalë adoleshent merr një set Lynx [deodorantësh] në çorape për Krishtlindje, kjo është ajo që më tremb.”

Familja ka nisur një fushatë sensibilizimi të quajtur “Oliver’s Awareness” kundër bullizmit dhe rreziqeve të trend-eve të rrjeteve sociale. Koroneri e mbylli çështjen me përfundimin e fatkeqësisë.

Related Posts

“Balluku ja ka thënë troç fare Ramës”, Zaçe Islami zbulon sherrin e madh! Rama merr vendimin e beftë

Tensionet në majat e politikës shqiptare duket se kanë arritur kulmin. Një përplasje e fortë mes figurave kyçe të qeverisë po përflitet në prapaskenë, ndërsa deklaratat e…

“Janë ndërtuar qytete nëntokësore”, avokati: Ka një plan për shfarosjen e popullsisë së planetit, do bëjnë holokaust

Avokati Zaçe Islami, i ftuar në emisionin “7pa5”, në ekranin e Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka deklaruar se ekziston një plan…

Edisa Demollari flet pas daljes nga “Big Brother VIP 5”: “Nuk kam pasur lidhje me Mateon”

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka reaguar publikisht lidhur me raportin e saj me Mateon dhe dinamikat brenda shtëpisë, gjatë një interviste në rubrikën…

“Qeka vesh si rumun që bën pazar te gabi!” Komenti epik për Ronaldon bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes për rekordet e tij në fushë, por këtë herë, “golin” ia ka bërë një komentues në llogarinë…

Ja çfarë kanë rezervuar yjet për javën e ardhshme: Dashi dhe Shigjetari kryesojnë renditjen e 12 shenjave të zodiakut sipas fatit nga 13 deri më 19 prill 2026

12. Peshorja Me të gjithë planetët që lëvizin nëpër Dash, ndiheni padyshim të lënë pas dore. Në fakt, le të jemi të sinqertë: ndiheni plotësisht të shtypur,…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë

Policia e Vlorës zbardhi sot në mbrëmje (12 prill) detaje nga ngjarja tragjike e ndodhur në zonën e “Skelës”, ku një fëmijë humbi jetën pasi ra nga…