Skip to content

“Qeka vesh si rumun që bën pazar te gabi!” Komenti epik për Ronaldon bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes për rekordet e tij në fushë, por këtë herë, “golin” ia ka bërë një komentues në llogarinë e tij në Instagram.

Një foto e fundit e yllit portugez, ku ai shfaqet i veshur kokë e këmbë me Gucci, është bërë virale për një arsye të papritur.

Në foton që po qarkullon kudo, CR7 shihet i veshur me kostum sportiv të kuq, një bluzë të bardhë Gucci dhe çantën e famshme të së nhëjtës markë. Edhe pse veshja kushton mijëra euro, fansat nuk e kanë kursyer ironinë.

Ndër mijëra komentet, ai që ka “vjedhur vëmendjen” dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, e krahason atë me një djalë tipik ballkanas.

“I veshur si ata rumunët që sapo kanë zbuluar tregun e Wembley-t” shkruante komentuesi. Një paralelizëm i tregut të Wembley është gabi ose tregu çam në Tiranë ku gjendjen me çmime të lira imitacione të markave të shtrenjta, stili tipik i veshjes së një të riu mesatar ballkanas.

Published inTë Fundit