Ngjarje tr*gjike/ 12-vjeçari humb j*tën, shkak bëhet kjo sfidë e “TikTok”

Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas pjesëmarrjes në një trend viral të rrjeteve sociale të quajtur ‘Chroming’ (thithja e gazeve), duke shtuar shqetësimet për rreziqet e sfidave që qarkullojnë në TikTok. Oliver Gorman u gjet pa ndjenja në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij në Hyde, Mbretëri e Madhe. Ai u dërgua në spital, ku më pas humbi jetën.

Ekspertiza pas vdekjes zbuloi se shkak i vdekjes ishte thithja e gazit butan, një përbërës që gjendet në deodorantët aerosol. Në dhomën e tij u gjetën disa shishe bosh.

Gjatë seancës së Koronerit në Gjykatën e Mançesterit, Andrew Bridgman shprehu “shqetësim madhor” për përhapjen e këtyre sfidave në TikTok. Koroneri akuzoi platformën se po i “shpërndan këto sfida”, duke i bërë ato “lehtësisht të aksesueshme” për të rinjtë.

Për këtë arsye, ai kërkoi që të vendosen etiketime paralajmëruese më të mira dhe kufizime moshe për blerjen e deodorantëve aerosol.

Nëna e Oliverit, Clare Gillespie, e përshkroi djalin si “të ëmbël” dhe “të dashur”. Ajo tha se nuk beson që ai e bëri këtë për t’i dhënë fund jetës, por se “diçka shkoi tmerrësisht gabim”.

Ms. Gillespie theksoi se: “Çdo djalë adoleshent merr një set Lynx [deodorantësh] në çorape për Krishtlindje, kjo është ajo që më tremb.”

Familja ka nisur një fushatë sensibilizimi të quajtur “Oliver’s Awareness” kundër bullizmit dhe rreziqeve të trend-eve të rrjeteve sociale. Koroneri e mbylli çështjen me përfundimin e fatkeqësisë.

Related Posts

Vdiq në klinikë në Tiranë, media italiane: Biznesmenit i mungojnë organet!

TIRANË / PADOVA, 12 shkurt 2026 – Autoritetet italiane kanë nisur hetime lidhur me vdekjen e një biznesmeni 54-vjeçar nga Camposampiero, Massimo Ferro, i cili ndërroi jetë…

“Po mbroni b**** e Belindës”/ “Plas” në Kuvend pas deklaratës së Berishës, opozita bllokon foltoren

Sali Berisha ka marrë fjalën në seancën e sotme parlamentare, por fjalori i përdorur ka shkaktuar përplasjes. Berisha u shpreh se qeveria dhe mazhoranca po mbron Belinda…

Nis Autostrada e re që shkurton kohën e udhëtimit

Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë, një projekt me rëndësi ndërkufitare që synon rritjen e sigurisë rrugore, uljen e ndjeshme të…

Periudha e errët mbaron! Astrologët zbulojnë se jeta e cilës shenjë të horoskopit ndryshon pas 13 shkurtit

Astrologët parashikojnë një përmbysje të rëndësishme në jetën e Peshores. Periudha e gjatë e sfidave dhe momenteve të vështira më në fund po i vjen fundi, dhe…

Reagimi i Brikenës kur Gimbo i thotë se banorja e re ia ‘mori’ Mateon në shpellë

Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” kanë marrë një tjetër rrjedhë pas shkëmbimit të fundit të banorëve mes shtëpisë dhe ambientit të izoluar, duke sjellë…

I fundit! Grabitet me armë një bankë në Tiranë

Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë. A2 CNN raporton se ngjarja ka ndodhur pranë zonës…