𝑯𝒐𝒓𝒐𝒔𝒌𝒐𝒑𝒊 – 𝒆 đ’Žđ’‚đ’“đ’•Ă« 28 𝒕𝒆𝒕𝒐𝒓 2025

Dashi – Partneri do ju tregoje sot se Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«naqĂ«si e madhe t’iu kesh pranĂ« ju. Nuk do mungojnĂ« surprizat dhe propozimet interesante. Beqaret do tĂ«rhiqen mjaft nga njĂ« person qe ka tashme njĂ« lidhje. Mos hidhni hapa te nxituara pĂ«r te cilat do pendoheni mjaft. Financat duhet t’i menaxhoni me maturi dhe kujdes te paktĂ«n derisa gjendja te stabilizohet.

Demi – Jeta ne çift do jete pĂ«rgjithĂ«sisht e qĂ«ndrueshme sot. Nuk do a vini aspak veshtin te tjerĂ«ve qe duan te ndĂ«rhyjnĂ« ne lidhjen tuaj dhe do bĂ«ni gjithmonĂ« atĂ« qe ndjeni. Beqaret nuk do e gjejnĂ« as sot dashurinĂ«, por nuk do mĂ«rziten sepse miqtĂ« do i ftojnĂ« pĂ«r t’u argĂ«tuar ne mbrĂ«mje. Ne planin financiar ka rrezik te tregoheni te pamatur dhe te bĂ«ni gabime te mĂ«dha.

Binjaket – Ndikimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kĂ«saj dite ne jetĂ«n tuaj ne çift. Do jeni te arsyeshĂ«m dhe do hidhni çdo hap pasi ta keni menduar mire. Beqaret do kenĂ« dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Financat do kenĂ« probleme serioze duke qene se as qe do mendoni fare pĂ«r te nesĂ«rmen. Shpenzimet do jene te konsiderueshme.

Gaforrja – Ambienti ne çift do jete mjaft i ngrohte gjate kĂ«saj dite. Si ju ashtu edhe partneri do jeni gati te bĂ«ni edhe çmenduri te vogla pĂ«r te ndezur pasionin. beqaret me ne fund do ndihen te lumtur sepse do fillojnĂ« njĂ« histori dashurie te bukur. Financat do jene me te mira se kohet e fundit sepse çdo shpenzim do e kryeni ne mirĂ«menduar. Nuk priten probleme.

Luani – Jeta juaj ne çift do jete tĂ«rĂ«sisht rutine gjate kĂ«saj dite. Nuk do ndodhe asgjĂ« e jashtĂ«zakonshme, por fatmirĂ«sisht nuk do ketĂ« as probleme serioze. Beqaret do vazhdojnĂ« te kĂ«rkojnĂ« personin e duhur duke Ă«ndĂ«rruar me shume sesa duhet. Financat do kĂ«rkojnĂ« patjetĂ«r njĂ« riorganizim sepse pĂ«rndryshe situata mund te dale jashtĂ« kontrollit.

Virgjeresha – MarrĂ«dhĂ«nia ne çift do jete shume delikate gjate kĂ«saj dite. AsgjĂ« nuk ka pĂ«r te shkuar si e kishit menduar dhe debatet nuk do mungojnĂ« pĂ«r asnjĂ« çast. Beqaret do jene te turpshĂ«m dhe nuk do guxojnĂ« te dalin neper takime. Gjendja financiare do jete paksa me e mire se disa dite me pare, megjithatĂ« do mbetet ende delikate. Beni kujdes me shpenzimet.

Peshorja – Do keni dĂ«shira te çmendura sot ne jetĂ«n tuaj ne çift dhe do bĂ«ni çdo gjĂ« qe partneri t’ua plotĂ«sojĂ«. ShpeshherĂ« do dilni nga realiteti dhe do fluturoni pĂ«rtej hapĂ«sirĂ«s. Beqaret do mendojnĂ« shume pĂ«r familjen dhe problemet qe ata kane duke e lĂ«nĂ« pas dore jetĂ«n sentimentale. Financat do fillojnĂ« te rriten pĂ«r shkak te njĂ« promocioni qe do merrni ne pune.

Akrepi – AsgjĂ« ndryshim nuk pritet gjate kĂ«saj dite ne jetĂ«n tuaj ne çift. Do bĂ«ni miri t’i merrni gjerat si t’iu vijnĂ« dhe jetoni momentin. Beqaret do njihen akoma me mire me dike qe kane takuar kohet e fundit. NĂ«se gjeni pika te pĂ«rbashkĂ«ta mos ngurroni te hidhni edhe ndonjĂ« hap. PĂ«r te mos pasur probleme financiare duhet te keni shume durim dhe kĂ«mbĂ«ngulje.

Shigjetari – Do mundoheni te ruani gjate gjithĂ« kohĂ«s sot njĂ« klime sa me te ngrohte ne jetĂ«n tuaj ne çift dhe do ja dilni mbanĂ«. Edhe partneri do mundohet nga ana e tij t’ua plotĂ«sojĂ« dĂ«shirat. Beqaret duhet t’i gjykojnĂ« mire gjerat para se te hedhin ndonjĂ« hap. Nuk Ă«shtĂ« koha pĂ«r te bere çmenduri. Me financat nuk duhet te luani sepse gjendja mund te pĂ«rkeqĂ«sohet.

Bricjapi – Do ndiheni me entuziaste sot pranĂ« atij qe keni ne krah dhe do jeni gati te bĂ«ni edhe ndonjĂ« çmenduri te vogĂ«l se bashku. Beqareve do ju jepen mundĂ«si pa fund pĂ«r te joshur, por ata nuk do pĂ«rfitojnĂ« aq sa duhet. Te tjera çështje janĂ« me te rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ta. Me financat vazhdoni te bĂ«ni kujdes. Gjendja do jete e mire nĂ«se shpenzoni me kujdes dhe maturi.

Ujori – Do ju pĂ«lqejnĂ« surprizat e partnerit tuaj sot dhe do e dashuroni me mĂ« shume pasion atĂ«. Ndjenjat do i shprehni si ju ashtu edhe ai. Beqaret do jene shume te qarte pĂ«r atĂ« qe duan te bĂ«jnĂ«, por nuk ka ardhur ende momenti i duhur. Me financat nuk duhet te spekuloni nĂ«se nuk doni te ndesheni me probleme serioze me vone. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Peshqit – Do i zgjidhni edhe problemet me te vĂ«shtira qe keni pasur ne çift gjate kĂ«saj dite dhe do ndiheni shume me te qete. Diskutimet do jete te qete. Beqaret do kenĂ« njĂ« dite romaneske dhe te mbudhur me te papritura. ShfrytĂ«zojeni, por sigurisht duke u menduar mire pĂ«r çdo hap. Ne planin financiar nuk duhet absolutisht te bĂ«ni çmenduri sepse do mbeteni pa para.

Related Posts

E bukura e Turqisë e thotë me krenari: Jam shqiptare, ja si e uron babën në gjuhën e nënës: Shqiptari im, të dua baba

Cansu Dere i ka uruar ditĂ«lindjen tĂ« atit. Eysan’ e njohur sipas serialit Ezel, ka zbuluar se prejardhjen e ka shqiptare nĂ«se bazohemi nĂ« urimin qĂ« i…

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes sĂ« “Big Brother VIP”

Lajmi qĂ« tĂ« gjithĂ« po e prisnit mĂ« nĂ« fund ka ardhur! Pas kaq shumĂ« pritjesh, emocionet dhe kurioziteti marrin fund. Big Brother VIP Kosova, edicioni i…

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Nga Puna tek Dashuria, java nis plot aventura pĂ«r kĂ«to shenja

GjatĂ« kĂ«saj jave tĂ« mesit tĂ« nĂ«ntorit – qĂ« nis mĂ« 10 nĂ«ntor – mund tĂ« ndjeni njĂ« dĂ«shirĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ndryshime: po dalin…

ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

H0R0SK0Pl I NËNT0RlT 2025 PËR TË GJlTHA SHENJAT. ZBUL0Nl SE ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR JU

Dashi Dashuria Dashi , kĂ«tĂ« nĂ«ntor digjet si njĂ« zjarr i gjallĂ« nĂ« njĂ« natĂ« vjeshte. NĂ« marrĂ«dhĂ«niet romantike pĂ«r shenjĂ«n e Dashit , pasioni pĂ«rzihet me…

Edi Rama i jep goditjen e rëndë Belinda Ballukut, liron nga detyra 


KĂ«shilli i Ministrave ka miratuar nĂ« mbledhjen e fundit njĂ« sĂ«rĂ« ndryshimesh strukturore nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e KĂ«shillit Drejtues tĂ« AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s (ASHK). KĂ«to lĂ«vizje vijnĂ«…