Monika Kryemadhi ka folur për reagimet e familjes së saj ndaj daljeve publike dhe ekspozimit mediatik.
Ajo u shpreh se fëmijët e saj shpesh përjetojnë stres kur ajo shfaqet në ekran.
“Kur del ti në TV jemi të tmerruar,” është një nga reagimet që, sipas saj, i drejtojnë fëmijët.
Gjatë intervistës, Kryemadhi u ndal edhe te klima sociale në vend, duke e përshkruar shoqërinë shqiptare si shpesh paragjykuese dhe të prirur ndaj sulmeve në rastet e ekspozimit publik.
“Shqipëria është një vend bullizues. Në momentin që të sheh që të rrëshqet pak këmba, të godet,” u shpreh ajo, duke shtuar se kjo reflekton një shoqëri me sfida emocionale dhe sociale.
Ajo theksoi gjithashtu se me kalimin e kohës, fëmijët e saj janë bërë më indiferentë ndaj komenteve negative, duke u përpjekur të ruajnë një jetë më të qetë dhe të ndarë nga politika dhe debati publik.
“Duhet të kenë një jetë ndryshe nga ne,” përfundoi Kryemadhi.
