ALARM! Mbi 1000 njerëz në rrezik ne mes te detit, lëshohet alarmi urgjent: “Ka eksploziv në bordin e…”

Autoriteti portual grek ka lëshuar një alarm pas një njoftimi se në bordin e saj është vendosur lëndë plasëse. Anija Blue Star 2 është një anije pasagjerësh e cila në bordin e saj ka rreth 952 pasagjerë dhe 98 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas njoftimit nga rojet bregdetare anija, e cila po operonte një itinerar të planifikuar nga Pireu në Syros, Patmos, Leros, Kalymnos, Kos dhe Rodos, ka devijuar nga kursi i saj dhe po shkon drejt portit të Lavrios, me qëllim kryerjen e kontrolleve të hollësishme nga piroteknikët LS-EL.AKT. dhe një qen i trajnuar posaçërisht për zbulimin e eksplozivëve.

Ekipet e Zjarrfikësve dhe Shërbimit Mjekësor të Urgjencës po lëvizin drejt portit të Lavrio-s , ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të hetuar ankesën.

Deri më tani, nuk janë publikuar informacione të detajuara rreth origjinës së kërcënimit, ndërsa autoritetet kompetente po shqyrtojnë të gjitha mundësitë