Një tragjedi e rëndë familjare ka tr*nditur qytetin Muscatine, SHBA, ku një 52-vjeçar dyshohet se vr*u gjashtë të afërm të tij përpara se t’i jepte fund jetës.
Sipas autoriteteve, ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti brenda familjes. Policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri dhe, pasi mbërriti në vendngjarje, gjeti katër persona të pajetë brenda një banese.
I dyshuari, i identifikuar si Ryan Willis McFarland, ishte larguar nga zona para mbërritjes së efektivëve. Pas kërkimeve, ai u lokalizua pranë një ure këmbësorësh në shtegun buzë lumit të qytetit. Sipas policisë, në momentin kur oficerët tentuan ta ndalonin, 52-vjeçari kreu vetëvrasje.
Hetimet vijuan edhe pas kësaj, pasi autoritetet dyshuan se mund të kishte viktima të tjera. Më vonë u zbuluan trupat e pajetë të dy burrave të tjerë, njëri në një banesë aty pranë dhe tjetri në një biznes lokal, të cilët dyshohet se janë vr*rë po nga McFarland.
Autoritetet besojnë se të shtatë vi*ktimat kishin lidhje familjare me autorin e dyshuar. Mes të vrarëve ndodheshin edhe dy fëmijë.
Shefi i policisë deklaroi se McFarland kishte precedentë penalë, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi të kaluarën e tij. Hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të mas*krës vijojnë.
Muscatine është një qytet me rreth 24 mijë banorë në lindje të Ajovës, i vendosur përgjatë lumit Misisipi, rreth 250 kilometra nga kryeqyteti i shtetit, Des Moines.