Pse po shkon Sali Berisha në SHBA, gazetari që u pIagos në 21 janar 2011 zbardh të vërtetën e madhe, ja sëmundja nga…

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka sqaruar se kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është dhënë një vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke aplikuar një përjashtim të posaçëm të parashikuar nga neni 7031(c). Pavarësisht këtij zhvillimi, DASH konfirmoi se sanksioni “non-grata” ndaj tij dhe familjes së tij mbetet plotësisht në fuqi dhe nuk ka asnjë vendim të dytë që e shfuqizon atë. Ndërkohë, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili u plagos në protestën e 21 janarit 2011, ku u vranë katër qytetarë të pafajshëm, në një intervistë për “Abc News”, e cilësoi këtë si një vizë thjesht shëndetësore që ka kushtuar 5 vite përpjekje dhe 6 milionë dollarë. Sipas tij, ky hap nuk e pastron figurën e liderit të opozitës, pasi dosjet e palës amerikane janë të kopsitura dhe “njolla e turpit” e shpalljes së padëshirueshëm vazhdon të mbetet një mur i pakapërcyeshëm për karrierën e tij politike.

-Fatos, zoti Berisha së fundmi ka marrë vizën amerikane, pavarësisht se nuk dihet se me çfarë motivi apo arsye e ka marrë vizën amerikane.”Non-grata” e tij në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, “non-grata” e tij por edhe e familjes së tij, mbetet ende aktive. Nuk e di si e shikoni ju këtë rast?

Atëherë Berisha, si spekulant, si një spekulant i vjetër domethënë, vazhdon të bëjë lojë fjalësh, vazhdon që të kapet pas manipulimeve të cilat nuk e mendoj që mund ta besojë kush tjetër ato përrallat e tij. Berisha thjesht ka marrë një vizë për arsye shëndetësore. Po të kemi parasysh, në të gjithë burgjet e botës, cilido i burgosur i cili ka probleme shëndetësore që nuk mund të zgjidhen brenda sistemit penitenciar, i jepet leje për t’u kuruar jashtë. Berishës i është dhënë leje. I është dhënë leje thjesht për të bërë vizitë shëndetësore. Tani, kur Berisha bëhet kaq i vështirë për të treguar për çfarë e ka kërkuar atë arsyen shëndetësore, për ç’arsye, për ç’problem, atëherë me të drejtë njerëzit kanë filluar domethënë që të tallen duke folur lloj-lloj diagnozash më qesharake.

Tani nëpër rrjetet sociale domethënë kanë filluar memet, ato le të themi ato memet që bëhen në raste të tilla nga mjeshtrat e humorit të rrjeteve sociale, pra nga ata njerëz të cilët e shohin rrjetin social si një mundësi argëtimi; atëherë fillojnë dhe aludojnë për lloj-lloj problemesh shëndetësore nga më qesharakët. Tani Berisha, në qoftë se do ishte në rregull domethënë me “non gratën”, në 2021-shin “non-grata” është publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit. “Non grata” vazhdon të jetë valabël.”Non grata” vazhdon të jetë jo vetëm për Berishën por edhe për familjen e Berishës. Dhe “non grata” nuk është cenuar dhe nuk kemi një vendim të dytë. Ne thjesht mund të bëjmë një kërkim. Bëjeni tani direkt në moment domethënë nga kompjuteri.

-Jo, bëjeni edhe një moment se mos ka ndodhur ndonjë hatatë. Domethënë pak minuta më parë ne e pamë para se të futeshim në këtë studio dhe e vërtetuam që “non grata” vazhdon të jetë valabël dhe ideja është që nuk ka një vendim të dytë që e shfuqizon këtë. Pra Berisha të mos vazhdojë të bëjë domethënë atë shejtan budallain.

Pra që edhe në këtë rast Berisha sërish po gënjen.

Sali Berisha, domethënë është ajo shprehja e famshme domethënë që ai e tha për dikë tjetër, po ajo është e vërtetë, domethënë është për Berishën: të gënjen edhe kur e pyet sa është ora. Me të tjerat domethënë, ai mendon që ta shikojë gjithçka në favorin e tij, por këto janë domethënë këto lloj marifetesh që ai përdor, nuk e bëjnë më të zgjuar, nuk e bëjnë as më të mirë, por thjesht e bëjnë më naiv dhe më budalla.

-Pra Berisha publikon edhe gjir…këto pamje…kur u pyet nga gazetarët zoti Berisha nëse “non-grata” e tij është hequr vetëm atij apo edhe familjes, Berisha s’kishte një përgjigje për këtë. E vetmja përgjigje është se “unë nuk u ktheva”.

Por ku ishte Berisha? Berisha vazhdon, Berisha vazhdon me përçartjen e tij dhe mendon që me këtë përçartjen e tij të manipulojë apo ta përdorë si kauzë të opozitës. Tani, në qoftë se Berishës iu deshën domethënë nga 2021 deri sot, iu deshën pesë vjet për të marrë një vizë, imagjino sa do t’i duhet për të hequr “non-gratën” përfundimisht, që gjasat janë të mos e heqin më kurrë. Domethënë kjo është një lloj amnistie humanitare dhe është logjike, përderisa jepet për çdo lloj të burgosuri edhe për krimet më monstruoze nëpër burgje. Domethënë, në momentin që kemi një dokumentacion të plotësuar shëndetësor, atëherë është logjike. Atëherë Berisha është manipulator dhe luan domethënë me këtë lloj amnistie humanitare, luan me atë çështje, atë njollë turpi dhe atë mënyrë që është parë për ta mbyllur karrierën e tij politike me turp; ashtu siç e ka jetuar me turp, do ta mbyllë me turp.

-Dakord.Por Fatos, çfarë fiton Berisha me një vizë? Po, shëndetësore thoni ju.Ndërkohë që ka paguar 6 milionë dollarë për të hequr “non gratën”…

6 milionë dollarë dhe pesë vjet. 6 milionë dollarë…dhe në këtë rast paratë që ranë…atëherë 6 milionë dollarë dhe pesë vite iu deshën domethënë dhe 6 milionë për të marrë një vizë shëndetësore. Ndërkohë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtu në Tiranë, cilido qytetar shqiptar i cili ka plotësuar dokumentacionin, ka plotësuar kushtet e duhura, ka shkuar dhe ka marrë vizën dhe madje, për hir të së vërtetës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara përveçse ka rregullat strikte, është ambasada e cila ka dhënë viza më shumë për shqiptarët se cilado ambasadë tjetër. Pra i ka favorizuar shqiptarët në mënyrë të jashtëzakonshme. Qytetarët shqiptarë marrin viza 10-vjeçare për të shkuar në Amerikë me disa të drejta kalimi. Kurse Berisha paska marrë një vizë domethënë të shkojë njëherë të bëjë një…

-Por pse do paguante 6 milionë dollarë për të marrë një vizë shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur pikërisht këtë vizë shëndetësore mund ta merrte në çdo vend tjetër të botës edhe pa para?

Kam përshtypjen, kam përshtypjen se vizat amerikane duhet të kushtojnë rreth tek 150 dollarë, në mos gaboj, më korrigjoni për shifrën. Domethënë të paktën kështu e kam fiksuar. Ndoshta e kam dhe gabim, domethënë po diçka e tillë është. Domethënë nga 150 dollarë të paguash 6 milionë dollarë, domethënë nuk e di, nuk arrij ta konceptoj dot. Domethënë është jashtë çdo lloj logjike kjo mundësi apo kjo mënyrë se si Berisha funksionon.

-Por pse ky ekzaltim demokratësh në media dhe në parlament? U duk sikur Berisha ishte i ringjallur. A mos ndikoi fakti që doktori vijon të gënjejë të vetët? Pra u thotë që u hoq “non grata”, ndërkohë ka marrë vetëm një vizë.Vizë që aleati i tij Mediu e përdor thuajse çdo muaj për të shkuar andej…

Domethënë kjo tregon atë papjekurinë politike të Berishës dhe papjekurinë e atyre të cilët duartrokasin dhe ekzaltohen për arritjet e Berishës, pra për rastin konkret të kësaj vize. Domethënë kaq shkon kapaciteti politik i tyre. Domethënë kaq shkon egoja politike, deri tek një vizë. Sepse fare mirë ata këtë vizën mund ta quanin pozitive.Realisht është pozitive, është një hap pozitiv, një hap i vogël le të themi në atë hapin e madh të “non gratës” që e ka Berisha. Le të themi, u hoq një tullë nga kështjella.

-Po nuk është shembur ajo kështjella?

Domethënë muri vazhdon të ekzistojë, muri vazhdon të jetë më i fortë se kurrë sepse amerikanët nuk marrin vendime të cilat kanë të bëjnë me egot personale, me mënyrat personale apo me diçka që domethënë me politikën kalimtare amerikane, por i kanë të mirëstudiuara. Sidomos Departamenti i Shtetit i ka të mirëstudiuara, i ka dosjet e kopsitura, i ka faktet aty të vendosura, domethënë faktet, provat, dhe është dalë me një vendim, domethënë me një vendim që është vendim i përgjegjshëm. Nuk kemi vendime të papërgjegjshme. Shiko, Amerika është përfshirë domethënë në disa lufta në Lindjen e Mesme. Kemi politikanë të Lindjes së Mesme, qoftë edhe ushtarakë të Lindjes së Mesme të cilët, për hir të së vërtetës, i kanë shkaktuar dëme Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atëherë Amerika nuk ka marrë vendim të menjëhershëm direkt. Domethënë ka ndodhur kjo, por e ka studiuar rastin, e ka le të themi…rasti është vërtetuar, i provuar, të gjitha, dhe pastaj ka dalë në atë konkluzionin që ka dalë domethënë edhe në rastin e Berishës.

Tani, në qoftë se Berisha, le të themi ato përplasjet e para me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka direkt që para ’97-ës kur ishte në pushtet domethënë, dhe kulmoi me fundin e ’96-ës kur këta horrat e Berishës tentuan të qëllonin dhe makinën e ambasadores amerikane. Tani këto janë disa prova dhe disa njolla turpi qoftë në historinë politike, qoftë në historinë personale dhe qoftë në këtë që Berisha bën tani me opozitën shqiptare duke e mbajtur peng. Pra këto njollat e turpit nuk ia heq kush atij. Nuk hiqet “non-grata” e Berishës. Sali Berisha, domethënë kur i gjithë le të themi faktori ndërkombëtar i vendosi embargo Serbisë në kohën e luftës para ’96-ës, Berisha ishte ai i cili e theu këtë embargo kur le të themi amerikanët kanë pasur dhe të tjera veprime që kanë bërë ndërkombëtarisht në Ballkan, sepse kaq është kapaciteti i Shqipërisë dhe kaq është edhe i Berishës. Domethënë Berisha ka dalë gjithmonë kundër. Atëherë si mund të hiqet nga kjo “non-grata”? Është jashtë logjike.

-Megjithatë Fatos, ju e konsideroni ndoshta një hap pozitiv këtë marrjen e vizës nga ana e Berishës, por a i përgjigjet dot Berisha pyetjes së dikurshme të Ramës nëse e kalon dot oqeanin në mënyrë pozitive?

Shiko, unë thashë domethënë e gjykova që okej, Berisha mund ta gjykonte këtë si një hap të vogël pozitiv ose si, le të themi, si një tullë të hequr nga ai muri, nga ajo barriera që e pengon Berishën; mund ta konsideronte të tillë dhe do ishte në rregull edhe me të vetët. Nuk do bëhej qesharak, nuk do fluturonte domethënë siç fluturoi që në pikë të sabahut dhe tani kur i dolën të gjitha të vërtetat, domethënë ç’mbeti më për Berishën? Sepse ky ishte një lloj ekzaltimi i parakohshëm dhe ekzaltim që tregoi kryekëput papjekurinë e Berishës. Pra Berisha kështu i bën gjërat gjithmonë. I bën gjërat me yrysh. Berisha mirë që s’mori dhe orkestrën e çingijeve domethënë që ta festonte këtë, siç ka bërë gjithmonë. Domethënë këto janë budallallëqe. Ndërkohë të kthehemi te pyetja juaj: a mund ta kalojë oqeanin në mënyrë pozitive? Jo, moj jo, nuk e kalon.

Ka mbaruar ajo punë. Berisha nuk arrin dot ta bëjë atë. Por Berisha do ta shmangë gjithmonë sa herë të pyetet. Sa herë ta pyesin, qoftë kolegët gazetarë, qoftë politikanët, cilido që ta pyesë, domethënë Berisha nuk ka për të dhënë përgjigje sepse realisht nuk ka përgjigje. Po tani, pse e ka aq për turp që të thotë “okej, kaq është, deri këtu arrita”? Okej, në rregull, s’ka asgjë të keqe sepse këto gjëra ne i dimë tani. Si t’i pranojë me gojën e tij, si mos t’i pranojë, domethënë nuk është ndonjë hata e madhe, por ai paturpësisht del domethënë dhe e shet si sukses të jashtëzakonshëm sikur ka përfunduar e gjitha. Domethënë kur niset për luftë Berisha, në momentin që niset deklaron fitoren pa shkuar fare tek lufta. Po të shkojë njëherë tek lufta, mor burrë! Pastaj, shko njëherë tek sheshi, tek lufta, dhe pastaj deklaroje fitoren. Të paktën deklaroje atje nga beteja, mos e deklaro sa nisesh nga shtëpia jote.

-Tani nuk e di sa e vërtetë është, por në rrjet po aludohet se Berisha ka marrë vizë për prostatën…

Shiko, me thënë të drejtën, domethënë këto po aludohen nëpër rrjet. Unë lexova shumë nga këto, domethënë për prostatën, kolonoskopi thoshte dikush tjetër. Domethënë okej, gjithsesi kemi të bëjmë, le të themi në mënyrë humane i themi të shkuara Berishës. Domethënë i qofshin të kaluara këto sëmundjet, por nëse do ishin vërtet të tilla domethënë siç po aludohet në rrjet, nuk ishte pse të paguante 6 milionë dollarëshin për të marrë një vizë shëndetësore për të shkuar në Amerikë, kur fare mirë të gjitha spitalet dhe të gjitha klinikat private në Tiranë këtë gjë e bëjnë shumë mirë. Domethënë nuk është nevoja të shkonte aq larg. Ndoshta unë mendoj, Berisha meqë i pagoi LaCivitës ato 6 milionë dollarët, atëherë thotë “të paktën të kap çfarë të kap tani” dhe domethënë t’i vërë pak në punë ato 6 milionë dollarë, mos i fusë direkt te xhepi, të paktën të bëjë ndonjë shërbim të vogël; atëherë ta ulë domethënë atë 150 dollarëshin e vizës dhe ta lërë…sa i bie…5,999,850 dollarë. Domethënë e rëndësishme është që Sali Berisha të shërohet nga prostata, po ata 6 milionë dollarë ia bëjmë hallall .Po tani dollari ikën, nuk kthehet më mbrapsht, domethënë kështu që të kaluara Berishës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE