Skip to content

I ngacmuan motrën, Mateo shpërthen dhe merr zvarë të riun (Video)

Mateo Borri është bërë së fundmi pjesë e një kamere të fshehtë të realizuar nga personazhet e emisionit “Andale”, në një situatë që vuri në provë instinktin e tij mbrojtës ndaj motrës.

Gjithçka ishte organizuar me ndihmën e motrës së tij, Kejsit, e cila pranoi të bëhej pjesë e kurthit të përgatitur nga stafi i emisionit. Sipas skenarit, ajo telefonoi Mateon duke i treguar se një i ri po e shqetësonte dhe po e ngacmonte vazhdimisht në ambientin ku ndodhej.

Menjëherë pas telefonatës, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” u nis drejt vendit të ngjarjes. Në momentin që mbërriti, ai pa një të ri pranë motrës së tij, çka e bëri të reagonte menjëherë.

Pamjet tregojnë se Mateo i kërkoi llogari të riut dhe u vendos përpara motrës për ta mbrojtur. Situata u tensionua në pak sekonda dhe Mateo u pa duke e tërhequr të riun prej bluze.

Kur organizatorët kuptuan se situata po dilte nga kontrolli, ata ndërhynë dhe zbuluan se gjithçka ishte një kamerë e fshehtë. Pavarësisht zbulimit të vërtetës, Mateo vazhdoi të ishte i tensionuar.

Sipas organizatorëve, realizimi i kësaj kamere të fshehtë kishte kërkuar disa javë planifikim, ndërsa ishte shtyrë disa herë deri në momentin kur u bë e mundur të vihej në zbatim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inTë Fundit