Skip to content

ÇFARË PO NDODH?! Grupi i Pilinçit u bashkohen në sheshin “Skënderbej”, qytetarët distancohen dhe nisin marshimin drejt Kryeministrisë –

Në protestën që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë, një grup i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi është shfaqur në shesh me pajisje zanore dhe duke shpërndarë flamuj shqiptarë dhe amerikanë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit e tjerë që janë mbledhur prej ditësh në Sheshin “Skënderbej” janë distancuar nga ky grup, ndërsa vijojnë grumbullimin e tyre me qëllim marshimin drejt Kryeministrisë.

Protestuesit kryesorë i kanë kërkuar grupit të Pilinçit që të ulin volumin e fonisë deri në nisjen e marshimit, në mënyrë që të ruhet organizimi i protestës.

Nga ana e tyre, përfaqësues të grupit të Pilincit janë shprehur se kanë leje për zhvillimin e protestës, duke deklaruar gjithashtu se “prof. dr. Pilinçi është rrugës dhe pritet t’i bashkohet tubimit”.

Më pas, grupi i Pilinçit ka nisur fjalimet në shesh, ndërsa protestuesit e tjerë kanë vijuar marshimin e planifikuar drejt Kryeministrisë. Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inTë Fundit