Tragjedi në Pogradec: Kjo është 26-vjeçarja nga Struga që humbi jetën në aksident

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Pogradec, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut.

Viktima është identifikuar si Elmedina Lloga, e cila ndodhej si pasagjere në një prej automjeteve të përfshira në aksident.

Sipas Policisë së Shtetit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, kur automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga shtetasi E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Përplasja ka rezultuar fatale për 26-vjeçaren, ndërsa janë dëmtuar edhe drejtuesit e të dy automjeteve si dhe dy pasagjerë të tjerë.

Të katër të plagosurit ndodhen në spital dhe po marrin mjekim, ndërsa sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE