Skip to content

“Është koha të largohesh” – Ish-ministri socialist thirrje Ramës: Nuk bën dot më asgjë të mirë për Shqipërinë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, komentoi protestat e fundit ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Malajt, vendimi për të qëndruar apo për t’u larguar i takon vetë kryeministrit, por ai vlerësoi se çdo këmbëngulje për të vijuar në detyrë po e afron qeverisjen me një model gjithnjë e më autoritar.

“Largohet apo jo Rama, këtë e përcakton ai vetë. Por çdo këmbëngulje e tij, për mua, është një vetëkalim në veprime që afrohen jo thjesht me autokracinë, por me një qëndrim neodiktatorial”, u shpreh Malaj për A2.

Ai shtoi se historia ka treguar se diktatorët nuk kanë pasur fund të mirë dhe deklaroi publikisht se kryeministri duhet të tërhiqet nga drejtimi i vendit.

“Është koha të largohet. Ai nuk bën dot më asgjë të mirë për Shqipërinë. Kjo klimë përçarjeje sociale, tensionet mes shqiptarëve, mes palëve politike dhe grupeve të ndryshme nuk i shërbejnë vendit”, tha Malaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inTë Fundit