Pak orë para finales, zbulohet fituesi i Ferma VIP?

Vetëm pak orë para finales së madhe të Ferma VIP 3, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë që pretendohet se zbulon renditjen përfundimtare të finalistëve.

Sipas informacionit që po shpërndahet masivisht në internet, fituese e këtij edicioni do të shpallet Mimoza Ahmeti. Në renditjen e publikuar, pas saj vijnë Ilir Shaqiri, Vis Pupa, Bujaka dhe Soni Malaj.