Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj së hëne në Gjirin e Ksamilit ku një mjet lundrues është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës. Burimet bëjnë me dije se përplasja ka qenë shumë e fortë. Si pasojë e aksidentit një person se ka humbur jetën, dhe një tjetër është plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit të Sarandës.
Viktima është identifikuar 22-vjeçari Albano Kreçi, banori i Ksamilit. Kreçi ka marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jete pavarësisht transportimit në spital me autoambulancë. Mjeti lundures i tij mësohet se është mbytur pas përplasjes.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie cilat po shërbejnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ksamil, Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.
Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.
Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE