E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, lëshon sinjale të qarta për klimën e biznesit në Shqipëri: Investitorët kërkojnë siguri, konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të sektorëve strategjikë.
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një mesazh të fortë për klimën e investimeve në Shqipëri. Gjatë prezantimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, nënvizoi se investitorët e huaj kanë nevojë për më shumë siguri, rregulla të qarta dhe konkurrencë të ndershme për të investuar në vend.
Në fjalën e saj, VanHorn theksoi se Shqipëria duhet të garantojë jo vetëm hapjen ndaj investimeve, por edhe mbrojtjen e interesave kombëtare dhe standardeve ndërkombëtare.
“Kuadri i shqyrtimit të Investimeve të Huaja Direkte të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik, është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe plotëson standardet ndërkombëtare. Dhe investitorët po i kushtojnë vëmendje, përfshirë ata amerikanë. Kompanitë amerikane janë këtu, në energji, ndërtim dhe teknologji, dhe shumë të tjera po shikojnë të vijnë”, deklaroi ajo.
Por diplomatja amerikane la të kuptohet se ardhja e investimeve të reja nuk është automatike. Sipas saj, bizneset kërkojnë garanci konkrete për mënyrën se si funksionon tregu dhe institucionet.
“Investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne. Kur Presidenti Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt. Qasja e Shqipërisë për shqyrtimin e investimeve është ndërtuar mbi të njëjtin parim”, u shpreh VanHorn.
Në një tjetër mesazh domethënës, përfaqësuesja e SHBA-së paralajmëroi se ligjet nuk mjaftojnë nëse ato nuk zbatohen në praktikë.
“Natyrisht, miratimi i një ligji është fillimi, jo fundi. Zbatimi është vendi ku këto përpjekje kanë sukses ose dështojnë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ministritë dhe institucionet për ta sjellë këtë kuadër në jetë. Mekanizmat e shqyrtimit janë krijuar për t’ju mbrojtur. Kur rregullat janë të parashikueshme dhe zbatimi është i qëndrueshëm, të gjithë përfitojnë”, deklaroi ajo.
Pra edhe pse Rama mburret me thithejn e investimeve, në fakt për amerikanët ka ende shumë probleme. /Pamfleti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE