Protesta në ditën e 16-të në Tiranë kundër Ramës, protestuesit i bëjnë thirrjen e fortë Berishës

Një emigrant shqiptar, i cili prej shumë vitesh jeton dhe punon në Gjermani, iu bashkua sot protestës duke përcjellë një mesazh të fortë politik.

Ai deklaroi se kishte ardhur për të protestuar jo vetëm për veten e tij, por edhe për familjarët dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që, sipas tij, ndihen të zhgënjyer nga situata politike në vend.

Gjatë fjalës së tij, emigranti theksoi se ndryshimi duhet të nisë nga drejtuesit politikë dhe i bëri thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Sipas tij, një veprim i tillë do të ishte një shenjë përgjegjësie dhe do t’i hapte rrugë një kulture të re politike në Shqipëri.

Ai shtoi se vetëm pas një hapi të tillë mund të kërkohet me më shumë forcë largimi i kundërshtarëve politikë.

“Jam nga Bulqiza dhe prej disa vitesh jetoj në Gjermani. Protestoj për veten time, por edhe për nënën time 85-vjeçare, e cila për shkak të moshës nuk mund të marrë pjesë në këtë protestë. I them Berishës: të lutem, jep dorëheqje si kryetar i PD-së. Ik ti i pari që të të ndjekë edhe tjetri. Nëse e do me të vërtetë këtë protestë dhe nëse dëshiron që Shqipëria të bëhet më mirë, atëherë duhet të japësh shembullin i pari”, u shpreh ai.

Gjithashtu, emigranti u bëri thirrje ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian të mbështesin protestën dhe të tregojnë më shumë vëmendje ndaj kërkesave të qytetarëve shqiptarë për më shumë demokraci, transparencë dhe përgjegjësi politike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE