Brukseli rrëzon propagandën e qeverisë shqiptare në ditën “historike” të zgjerimit për në BE

Ndërsa Bashkimi Europian e cilësoi këtë të hënë si një “Mega Monday” për procesin e zgjerimit, në deklaratën e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, mungonte një emër që deri pak muaj më parë konsiderohej ndër vendet më të avancuara të rajonit, Shqipëria.

Kos njoftoi hapjen e grupkapitullit 1 për Ukrainën dhe Moldavinë, përshëndeti progresin e Malit të Zi dhe la të kuptohet se Podgorica mund të arrijë vijën e finishit të negociatave gjatë presidencës irlandeze të BE-së. Por në asnjë moment nuk përmendi Shqipërinë.