Për të zbutur luhatjet në tregun valutor dhe për të forcuar rezervën valutore të vendit Banka e Shqipërisë ka vijuar ndërhyrjet përmes blerjes së euros. Sipas kalendarit të publikuar, gjatë vitit 2026 institucioni parashikon të tërheqë nga tregu mes 330 dhe 450 milionë euro.
Këto ndërhyrje kanë ndikuar në rritjen e rezervës valutore, e cila aktualisht ka kaluar nivelin e 7.5 miliardë eurove. Pjesa më e madhe e kësaj rezerve mbahet në euro, e ndjekur nga dollari amerikan dhe paundi britanik.
Por të stabilizuar kursin e këmbimit në Shqipëri ekspertët e ekonomisë sugjerojnë vënien në funksion të politikës së deeurozimit sidomos gjatë sezonit veror. Sipas parashikimeve të ekspertëve, euro mund të vijojë rënien edhe gjatë javëve në vijim, duke prekur në kulmin e sezonit veror nivele edhe më të ulëta se 94 lekë.
ECURIA E EUROS NË QERSHOR
(Burimi: Banka e shqipërisë)
16 qershor 2025 97.99 lekë
16 qershor 2026 94.89 lekë