PLAS XHELOZIA? Pas spektaklit, Moza dhe gruaja e Ilirit përballen në prapaskenë – pamjet po tronditin rrjetin!

Sipas saj, balerini kishte një rol të veçantë brenda fermës, pasi shërbeu si personi që testoi karakterin e secilit konkurrent gjatë rrugëtimit në spektakël, duke e realizuar këtë mision me sukses.

Ndërsa Moza po fliste për Ilirin dhe po e vlerësonte publikisht, regjia vendosi të fokusonte kamerën te familjarët e tij në studio. Në ato momente, gruaja dhe vajza e Ilir Shaqirit u panë duke shkëmbyer disa reagime dhe mimika, të cilat nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së publikut.

Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, ku shumë ndjekës po komentojnë gjuhën e trupit dhe shprehjet e tyre gjatë fjalimit të Mimoza Ahmetit.

Interesi për këto reagime vjen edhe për shkak të afrimitetit që u krijua mes Mozës dhe Ilirit gjatë javëve të fundit në fermë.

Madje, vetëm pak orë më herët, në kuadër të një loje të organizuar brenda spektaklit, të dy zhvilluan një ceremoni simbolike martese dhe shkëmbyen edhe puthje në buzë, momente që u komentuan gjerësisht nga publiku,