Detaje të trishta! Trupi i p(a)jetë i Eglant Koçit u gjend i hedhur në humnerë në një zonë mes Tiranës dhe Elbasanit

Në foto: I dyshuari ‘Mand dhelpra’ dhe Eglant Koçi

Trupi i pajetë i Eglant Koçi është gjetur këtë të enjte në një zonë rurale malore mes Tiranë dhe Elbasan, pas rreth dy javësh kërkimesh intensive nga forcat e rendit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe efektivë të RENEA-s, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga terreni i vështirë, ku dyshohet se është hedhur në një humnerë.

Sipas të dhënave paraprake hetimore, dyshohet se viktima është vrarë dhe më pas trupi i tij është zhvendosur në zonën ku u gjet, ndërsa pista kryesore e hetimit lidhet me një rrëmbim të mundshëm nga persona të njohur të tij.

Si i dyshuar kryesor për ngjarjen përmendet Armand Shakaj, i njohur edhe me nofkën “Mand Dhelpra”, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur rolin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë.

Burime hetimore bëjnë me dije se pamje nga kamerat e sigurisë dyshohet se tregojnë lëvizje të dyshimta të lidhura me zhvendosjen e trupit, si dhe përdorimin e një automjeti luksoz dhe më pas një mjeti transporti për fshehjen e provave.

Policia ka sekuestruar një automjet të dyshuar të përdorur në ngjarje, brenda të cilit janë konstatuar gjurmë që po analizohen nga ekspertët kriminalistikë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive.