Furtunë shkarkimesh dhe emërimesh në Policinë e Shtetit, emrat që ikin e vijnë në të gjithë Shqipërinë

Rokadë e madhe në Policinë e Shtetit, ndryshojnë shefat e komisariateve në Tiranë dhe disa qytete të vendit

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë të re lëvizjesh dhe emërimesh në strukturat drejtuese, duke ndryshuar drejtuesit e disa komisariateve në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, janë kryer gjithsej 65 lëvizje në kuadër të ristrukturimit të strukturave policore dhe forcimit të menaxhimit në nivel vendor.

Ndryshimet kanë prekur komisariatet në Tiranë, Vlorë, Korçë, Krujë, Lezhë, Laç, Shijak, Dibër, Mirditë, Mat dhe Bulqizë, raporton noa.al e cila ka siguruar emrat e listës së mëposhtme.

Një nga emërimet më të rëndësishme është ai i Feliks Hodaj në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Ai mbante më parë detyrën e shefit të Komisariatit Nr. 4 në Tiranë.

Burime policore bëjnë me dije se lëvizjet synojnë rritjen e efektivitetit të strukturave vendore, përmirësimin e performancës dhe forcimin e luftës kundër kriminalitetit.

Emërimet e reja në komisariate

Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër

Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Policisë Krujë

Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin

Florenc Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë

Feliks Hodaj – Shef i Komisariatit të Policisë Vlorë

Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Policisë Lezhë

Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë

Oltion Agolli – Shef i Komisariatit të Policisë Mat

Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Policisë Korçë

Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Policisë Bulqizë

Andi Deda – Shef i Komisariatit të Policisë Shijak

Afrim Meçi – Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër

Ervin Myzeqari – Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar

Gentian Dervishaj – Shef i Komisariatit të Policisë Lushnjë.