Mesazh i koduar? Protestuesit e ftojnë t’u bashkohet, Spiropali u thotë ate qe nuk pritej

Protesta e kësaj të enjteje ishte ndryshe nga ditët e tjera, pasi protestuesit u mblodhën përpara Kuvendit, ndërsa në sallë po mbahej seanca e radhës plenare.

Pas përfundimit të seancës, deputetët dolën nga hyrje të tjera, pasi hyrja kryesore ishte e bllokuar nga protestuesit. Ish-ministrja dhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, zgjodhi të dilte nga një hyrje tjetër, por sërish nuk u ka shpëtuar protestuesve.
Këta të fundit i bënë një ftesë publike Spiropalit që t’u bashkohej protestës së tyre, e cila këtë të enjte ka hyrë në ditën e 19-të.