U martua me një njeri nga Afrika, shqiptarja e braktis familja. Ky është çmimi që ajo po paguan tani

Kur ai e pyeti nëse e shqetësonte ngjyra e tij e lëkurës, ajo iu përgjigj thjesht me një puthje, duke treguar se për të nuk kishte rëndësi prejardhja, por ndjenjat.

Megjithatë, familja e saj nuk e pranoi këtë lidhje. Edhe pse çifti kishte dëshirë të martohej dhe të krijonte një familje së bashku, ata u përballën me kundërshtimin e prindërve.

Pas disa vitesh, vajza lindi një fëmijë dhe u kthye në vendlindje për të vizituar familjen. Por situata nuk ndryshoi — familja e saj nuk e pranoi në shtëpi dhe i tha se fëmija duhet të qëndronte me familjen e babait, jo me ta.

Partneri i saj u përpoq të vendoste kontakt dhe të përmirësonte marrëdhënien me prindërit e vajzës, por përpjekjet e tij nuk patën sukses.

Kur historia u publikua në rrjetet sociale, ajo u komentua gjerësisht dhe u shoqërua me reagime të ndryshme, përfshirë edhe komente negative dhe plot urrejtje ndaj çiftit.

Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, familja prej tre anëtarësh vazhdon jetën e saj dhe, sipas tyre, janë të lumtur dhe jetojnë normalisht.