Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

Pensionistët do të jenë të parët të cilët do të përfitojnë nga performanca pozitive e ekonomisë në 5 mujorin e parë të vitit.
Pas indeksimit që fillon nga datë 1 korrik, pensionistët do të përfitojnë dhe një bonus vere me vlerën 5 mijë lekë. Vendimi që pritet të prek rreth 750 mijë pensionistë u bë i ditur në njoftimin e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Përfitime shtesë do të ketë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Do të akordojmë bonus për pensionistët, bonus për verën në vlerën 5 mijë lekë. Do të përfitojnë 777 mijë qytetarë. Efekti financiar është rreth 3.7 miliardë lek. Mbulohet i gjithë numri i përfituesve, sipas kategorisë”, tha Delina Ibrahimaj.

Ndryshimet e propozuara përmes aktit të parë normativ të vitit 2026 prekin disa nga zërat kryesorë të buxhetit. Qeveria argumenton se rritja e të ardhurave gjatë pesë-mujorit të parë ka krijuar hapësirat financiare për më shumë mbështetje sociale, financime shtesë në shëndetësi, si dhe zgjerimin e skemave të garancisë sovrane për biznesin.




KLIKO KETU
DHE
LEXO LAJMIN E PLOTE