Çfarë ndodhi? Përplasjet në shtëpi, mbërrin një tjetër zarf

Atmosfera e tensionuar e ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” pritet të zbutet paksa, ose të kthehet në një garë të ethshme për mbijetesë përmes… humorit.

Një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpi dhe ka qenë Luiz Ejlli ai që ka lexuar vendimin më të fundit të Vëllait të Madh. Banorët janë vënë përballë një sfide argëtuese, por me një shpërblim strategjik mjaft të rëndësishëm.

Secili konkurrent, me radhë, duhet të tregojë një barcaletë brenda një harku kohor të shkurtër. Por, kjo nuk bëhet thjesht për të qeshur. Të gjitha videot do të publikohen në rrjetet sociale zyrtare të programit dhe do të jetë publiku ai që do të vendosë fituesin përmes pëlqimeve.

Banori që do të ketë barcaletën më virale dhe më të pëlqyer, do të fitojë Imunitet në televotimin e radhës, duke siguruar kështu qëndrimin në shtëpi.

Luizi theksoi gjithashtu rregullat strikte: barcaletat duhet të jenë të përshtatshme për publikun televiziv dhe banorët duhet të respektojnë njëri-tjetrin duke mos ndërhyrë gjatë rrëfimit.

Mbetet për t’u parë se kush do të jetë “mbreti” i humorit që do t’i shpëtojë nominimit këtë javë.

Related Posts

“Po vij për 5 minuta…” – Nuk u kthye më kurrë, ajo që ndodhi do t’ju thyejë zemrën

Një moment i zakonshëm është kthyer në një tr*gjedi që ka prekur thellë një familje dhe të gjithë komunitetin përreth. Një i ri kishte dalë nga shtëpia…

Reagon Sonila Meço: “Flamurin e duam për podium, jo për vendin”

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas debatit të krijuar për dy sportistë me origjinë të huaj që fituan medalje olimpike nën flamurin shqiptar….

Samiti i Diasporës nën kritika: “Më shumë propagandë se zgjidhje reale”

Samiti i Diasporës i mbajtur në Tiranë, që mblodhi përfaqësues të komuniteteve shqiptare nga vende të ndryshme të botës, është shoqëruar me debate dhe kritika lidhur me…

Detaje të forta nga zjarri, Karamuço: Bashkia e Kamzës çoi shkallaren, uji u mbush në Paskuqan

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar mënyrën e menaxhimit të zjarrit që përfshiu një pallat në kryeqytet, duke ngritur kritika të forta për kapacitetet logjistike të…

A janë fasadat e pallateve në Tiranë një rrezik urban?

Zjarri masiv që përfshiu sot pallatin 12-katësh pranë Farmacisë 10 në Tiranë, fatmirësisht pa viktima, riktheu një alarm që JOQ Albania e ka ngritur që në vitin…

Zjarri beri NAMIN tek “5 maji”, del DOKUMENTI qe po shkakton ‘termet’ ne rrjet

Inxhineri gjeodet, Romeo Nazarko ka publikuar disa dokumente përmes së cilave tregon se ngjarja që alarmoi ditën e sotme zonën e “5 majit” ka qenë e paralajmëruar….