Lajm i fundit/ Arrestohet biznesmeni i njohur në Tiranë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është arrestuar Gjergji Fela, 50 vjeç, nën akuzën për krijimin e një skeme mashtruese fiskale që ka shkaktuar dëme të mëdha në buxhetin e shtetit.

Ai akuzohet për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)” dhe “Fshehje e të ardhurave”, sipas nenit 144/a dhe 180 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 5787 të vitit 2024, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Seksionin e Krimit Ekonomik, është zbuluar se subjekti tregtar “Dorina Fela” ka realizuar shitje fiktive me një vlerë totale prej 149,875,867 lekë. Kjo veprimtari ka sjellë një dëm prej 62,670,861 lekë për buxhetin e shtetit.

Prokuroria ka përmendur se veprimet janë kryer përmes deklaratave të pavërteta dhe faturave fiktive, me qëllim përfitimin të padrejtë nga kreditimi i TVSH-së dhe uljen e bazës tatimore për tatimin mbi fitimin, duke dëmnuar interesat financiare të shtetit.

Fela dyshohet se kishte rol organizues dhe drejtues në këtë aktivitet ilegal, duke përdorur subjektin tregtar në emër të bashkëshortes së tij për realizimin e skemës.

Hetimet vazhdojnë për të identifikuar të tjerë individë të përfshirë në këtë skemë dhe për të dokumentuar plotësisht impaktin financiar të saj. Kjo çështje hedh dritë mbi praktikat mashtruese në fushën e tatimeve dhe rëndësinë e mbikëqyrjes të rreptë nga autoritetet për të siguruar të ardhurat e shtetit

Related Posts

GJKKO merr VENDIMIN për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. NJOFTIM PËR MEDIAT Kërkuesja (e pandehura) Belinda Balluku me datë 13.03.2026…

Dita e Verës nuk do të jetë ashtu siç e prisni, ja çfarë do ndodhë në orët në vijim

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet…

Sfida të mëdha për 3 shenja të horoskopit në mesin e marsit, zbuloni cilat preken

Energjitë planetare gjatë kësaj kohe pritet të ndikojnë më fort te tre shenja të zodiakut Në mesin e marsit krijohet një periudhë astrologjike mjaft intensive që lidhet…

Ministria e Ekonomisë vjen me njoftimin e papritur për 19 mijë pensionistë!

Për të përballuar kostot e jetesës, me mijëra pensionistët vijojnë të punojnë. Sipas shifrave zyrtare janë 19.584 qytetarë që marrin pension pleqërie dhe që punojnë në tregun…

Nga Kina! Parashikimi i bujshëm për Botën, ja çfarë do ndodhë

Profesori kinezo-kanadez Xueqin Jiang, i cili drejton kanalin e njohur në YouTube Predictive History, është bërë viral në internet për një seri parashikimesh gjeopolitike që bëri në…

Hëna e Re më 19 Mars: 4 shenjat e zodiakut që më në fund do të shohin një dëshirë të madhe të bëhet realitet

Hëna e Re e 19 marsit mund të ndryshojë gjithçka: 4 shenja zodiaku pritet të shohin një dëshirë të madhe të realizohet Universi hap një kapitull të…