Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të aku zuar si autorët që i morën jetën Liridona Ademajt.
Në seancën e sotme është përmendur dhe emri i miliarderit të njohur, Behgjet Pacollit pasi është zbuluar se Murseli i kishte 100 mijë euro borxh këtij të fundit.
“Po, kjo është kontratë borxhi. E vërtetë në mes meje dhe zotit Pacolli. Shuma 100 mijë euro dhe thotë këtu ka normë interesi vjetor prej 0%, dhe nuk tregon kur ka qenë afati i shlyerjes së borxhit. Borxhi ka ekzistuar por është shlyer në mënyra tjera Nuk është dokument i noterizuar por është parakontratë”, ka deklaruar Murseli.
Më tej në seancën e sotme u përmend borxhi që Naim Murseli ka në një nga bankat e Kosovës, në vlerë 219 mijë e 296 euro, për të cilin ai pretendon se e ka përdorur për të blerë shtëpi.
“Siç e kam përmendur herën e kaluar unë dhe bashkëshortja ime, Liridona, kemi blerë një shtëpi përmes kredisë. Do të thotë ajo shumë është kredia e shtëpisë. Ka dallim, pasi shtëpia është në hipotekë. Nuk e paguan ta merr shtëpinë”, tha Murseli, ndërsa shtoi se shtëpia ishte hipotekë, kur u pyet nëse këtë ai e konsideronte borxh.
Kujtojmë se nga hetimet e kryera në saj të vr asjes së Liridona Ademajt ka rezultuar se bashkëshorti i vikt imës Naim Murseli ka paguar rrth 30 mijë euro për ekzek utimin e saj.