Hena e plote! Meri zbulon fatet e shenjave, ja kujt i ndricon jeta

Për muajin mars, Peshqit shënohen si më me fat. “Tersi” duket se do t’i ndjekë “Peshoret”, të cilët renditen të 12-të, por mos e humbni shpresën! Data 20 mars është dita më e rëndësishme e muajit, pasi kemi ardhjen e pranverës, që sjell dhe ndryshime pozitive në shenja. Parashikime këto të bëra nga Meri Shehu.

“Nesër kemi një Hënë të plotë, shumë të rëndësishme në shenjën e Virgjëreshës. Është një Hënë e plotë spektakolare, në fakt. Nuk do të shihet nga Shqipëria, shihet nga Amerika kryesisht dhe do të ndikojë shumë në jetën tonë, sepse është një eklips hënor i plotë. Marsi sot futet në shenjën e Peshqve. Sot është një ditë e vështirë, pasi Hëna kundërshtohet në Luan me Marsin në Ujor. Kemi në datën 20 ditën më të rëndësishme të muajit, futet pranvera, ku barazohet dita dhe nata. Do të ndikojë tek shenjat kardinale: Dashi, Gaforrja, Bricjapi.”

Më poshtë ndodhet renditja për marsin nga shenja me më pak fat, tek ajo e “bekuara”:

Peshore

Ekuinoksin e ka në kundërshtim, kështu që do të marrë dritë nga partnerët, bashkëpunëtorët. Deri në datë 20, Mërkuri i kundërt në shenjën e Peshqve jep paksa pasiguri në jetën e përditshme, ose në aspektet e punës. Kështu që, kujdes vendimet që merrni. Do të keni disa probleme shëndetësore, Marsi në Peshq sjell ndryshime dhe harxhime energjish.

Bricjap

Hëna e Plotë sjell një dobësi në çështjet ligjore, komunikimet me jashtë, e duhet të kenë kujdes dhe në jetën erotike.

Demi

Eklipsi i prek direkt në çështjet erotike. Nesër kemi eklipsin hënor në shenjën e Virgjëreshës, kështu që ose Demët do të futen në një marrëdhënie të re, ose do të përfundojnë një marrëdhënie ekzistuese. Megjithatë, shumë planetë në Dash, si dhe Afërdita që do të futet në Dash, do të thotë që do të kenë prapaskena. Në çështjet ekonomike dhe në dashuri kemi disa tradhtira. Me lekët nuk duhet të luani shumë në këtë periudhë, pasi mund të pasojnë problematika me disa investime, situata që nuk i kontrolloni dot.

Binjakët

Me Mërkurin e kundërt tashmë, deri më datë 20, do të ketë problematika në lidhje me shtetin, me partnerët, eprorët. Kanë ndryshuar shumë pozicione në qeveri, mos u japin ndonjë pozicion me Mërkur të kundërt dhe të mos jetë ndonjë pozicion i kënaqshëm. Kjo sepse mund të përmbyset shumë shpejt, plus Marsi në Peshq ju bën disi të fshehtë në mënyrën se si do t’i arrini gjërat. Do të shikoni dhe armiqësi të fshehta.

Ujori
Me Hënën e plotë në Virgjëreshë, do të merren shumë me çështjet ekonomike. Do të shikojnë se si të plotësojnë dëshirat e tyre. Do të ndihen disi delikatë, por ekonomia do të dojë të plotësojë një dëshirë. Mërkuri i kundërt në Peshq tregon që ka pasur disa vonesa në aspektin ekonomik. Shumë planetë në Dash, simbol shumë i mirë për ide të reja, udhëtime dhe projekte të rëndësishme.

Akrepi
Sot është një ditë konfliktuale, kështu që kujdes për të gjithë Akrepët e lindur në 10-ditëshin e tretë nga konfliktet, sepse Marsi është pozicionuar shumë vështirë me Hënën dhe ndryshimet familjare ose të punës do të jenë të vështira. Por, pas datës 6, çështje shumë të mira pune dhe Afërdita do t’i ndihmojë shumë. Madje, në terrenet e punës mund të njohin një dashuri të re.

Shigjetari

Me shumë planetë në Dash, do të ndihen me dëshirën për të rinovuar gjendjen e tyre emocionale, shpirtërore. Për t’u ndjerë më erotikë, për të dalë më fuqishëm në ndjenjat e tyre. Por, shumë planetë në Peshq sjellin probleme dhe debate familjare shumë të forta. Kështu që, do të kenë shumë kujdes deri më datë 20.

Luani

Duke qenë se me Dashin i kanë mirë marrëdhëniet, ky ekuinoks pranveror do t’i gjejë shumë mirë. Do të fillojnë të çelen udhëtimet, kontaktet, punët me jashtë, të frymëzuar… Por, pika e dobët ngelet ekonomia. Qoftë me Hënën e plotë nesër, qoftë me Mërkurin e kundërt gjatë gjithë periudhës deri më datë 20 në Peshq, tregon që e gjithë “themra e Akilit” për Luanët mbetet ekonomia.

Gaforrja

Gjërat e tyre në jetën personale do të marrin një zhvillim të madh, të vrullshëm dhe do të rendin pas një ideje, mundësie dhe do të kërkojnë të rregullojnë një gabim që është bërë kohët e fundit. Por situatën e kanë nën kontroll, ecin pak, ngadalësojnë, ecin prapë, deri më datë 20. Pas kësaj date, të gjitha gabimet që mund të kenë bërë do të kenë mundësi t’i rregullojnë. Në karrierë, pas datës 6 do të ketë ndryshime thelbësore.

Virgjëresha

Virgjëreshët kanë Hënën e plotë nesër në shenjën e tyre. Ky është një simbol i mirë. U plotësohet një dëshirë, por bëhen dhe pak melankolikë. Jeta e tyre personale do të marrë një ndryshim të madh, sepse pengesat i kanë deri më datë 20 me Mërkurin e kundërt. Por kjo Hëna e plotë do t’u japë një ide dhe përmirësim në jetën e tyre personale, sidomos në çift dhe në një bashkëpunim të rëndësishëm.

Dashi

Dashurinë duhet ta presin me krahë hapur. Në datën 20, Dielli futet në shenjën e tyre. Kemi ekuinoksin pranveror, si të themi Dashi në veprim. Kështu fillon epoka e Dashit, detyrimisht është në pozicion të lartë. Kujdes prapaskenat në punë, çështjet shëndetësore, sidomos deri më datë 20.

Peshqit

Janë në një pozicion shumë të mirë, megjithëse sot kanë një ditë të vështirë, të dhunshme dhe me siklet. Sot në darkë futet Dashi në shenjën e tyre dhe u jep shumë energji. Mërkuri i kundërt qëndron tashmë deri më datë 20, për të rregulluar të gjitha ato gjëra që kanë bërë gabim në jetën personale ose në punë. Por do të kenë një muaj ekonomik shumë të mirë. Më datë 6 fillon ekonomia dhe merr përparësi të mëdha, që i vendos në një pozicion shumë të mirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

ARREST0HET fituesi i Big Brother VIP Albania, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari i njohur shqiptar Besart Kelmendi, i cili njihet nga publiku me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtina nën dyshimin për kryerjen e veprës…

Arrestohet fituesi i Big Brother VIP Albania, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari i njohur shqiptar Besart Kelmendi, i cili njihet nga publiku me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtina nën dyshimin për kryerjen e veprës…

Makina përplas burrin me biçikletë në Durrës

Durrës – Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Durrës, ku një automjet përplasi një shtetas 52-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, ai mbeti i…

“O nuk e di bre, një…” – në momentin e djegies së autobusit në Zvicër dikush dëgjohet duke folur shqip

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet postar në Friburg të Zvicrës, ku sipas raportimeve fillestare gjashtë persona humbën…

Tragjedi e dyfishtë në Lezhë, Xhuana i dha fund jetës me fotoksinë, por ishtë shtatzënë! Prindërit e mësuan lajmin në morg. Ish-burri e përndiqte dhe dhunonte

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik ditën e djeshme pasi një vajzë e re ka humbur jetën në QSUT pasi dyshohet se kishte konsumuar fostoksinë. Viktima…

Toka nuk gjen qetësi, g*ditet nga një tjetër tërmet i fortë!

Një tjetër tërmet ka goditur sot Greqinë, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët. Lëkundjet ishin me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistruan në…