Pas lajmeve se Irani mund të suImojë Shqipërinë, reagon zëdhënësi i kampit në Manzë

Pas publikimit të disa lajmeve në media se Irani mund të ketë në objektivat e tij të goditjes me raketa edhe kampin Ashraf 3 në Manzë, ka reaguar zëdhënësi i këtij të fundit Shahriar Kia.

Ai deklaron se këto lajme janë propagandë e orkestruar nga regjimi iranian, dhe se nuk ka asnjë mundësi që të shënjestrohet Shqipëria.

Ai shton se edhe nga ana teknike, është e pamundur që të mbërrijnë raketat e hedhura nga Irani në vendin tonë.

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një suImi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, me qëllim ndjekjen e qëllimeve të veta.

Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt.

Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur.

Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri”, ka deklaruar Shahriar Kia./Top Channel

Related Posts

Dron për Gimbon, ai mendon se ia ka dërguar Gjesti. Nuk e di që ndodhet në paraburgim

Nuk është në dijeni se ndodhet në paraburgim, DJ Gimbo Një surprizë nga ajri erdhi në ditën e sotme për DJ Gimbon. Ndonëse nuk shkruhej se nga…

Pas Big Brother-it, rrëfehet Greta: “Babai s’më foli për…”

Greta Kazazi, pas rrugëtimit të saj në “Big Brother Albania”, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku zgjodhi të hapte zemrën dhe të…

“Xhindi godet sërish! Zbulon kush eleminohet midis Gimbos dhe Brikenes

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP 5 po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa deklaratat e fundit kanë ndezur rrjetin. Së fundmi, Xhindi ka zbuluar…

Horoskopi ditor, e martë 17 mars 2026

Dashi Te dashuruarit do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do jene gati te marrin edhe vendime me rëndësi. Do i sqaroni sa hap e…

“Ergys Agasi është parë në Surrel”- Berisha paralajmëron: Së shpejti do t’ia heqin edhe masën e arrestit! Më 22 mars shqiptarët do marrin fatin në duart e tyre

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë për lëvizjet e fundit të Ergys Agasit, i shpallur në kërkim. Teksa iu referua ‘qytetarit…

TR*GJEDI NË TIRANË! Trupi i gruas ende i shtrirë në asfalt, bashkëshorti shpërthen në lot dhe zë kokën me dorë kur e sheh të vd*kur

Pamje të rënda janë publikuar nga ngjarja e regjistruar këtë paradite në kryeqytet, ku në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë një grua, identiteti…