Banorja tregon si e gjeti të “larë” efektivin e Shqiponjave

Një operacion policor i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në fshatin Kërçisht, Maqellarë, përfundoi me plagosjen e një efektivi të forcave të “Shqiponjave”, si dhe me arrestimin e një personi me rrezikshmëri të lartë.

Gentjan Meda, mbeti i lënduar gjatë ndërhyrjes për arrestimin e 35-vjeçarit Klodian Llomi (i njohur edhe si Mazari), një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Një banore e zonës, ndër të parat që ka parë efektivin e plagosur, ka rrëfyer momentet e para pas ngjarjes.

“Tha ‘vdiqa bre’… më erdhi gjynah. E shikon ku janë tullat? Aty ishte shtrirë. Ishte i gjakosur. Mund të kenë rënë më herët, por ne s’kemi dëgjuar gjë. Duhet të ketë qenë rreth orës 6 të mëngjesit.”, shprehet ajo.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë murin rrethues të banesës dhe zonën ku efektivi ka rënë, ndërsa operacioni vijoi me arrestimin e 35-vjeçarit, i cili tashmë pritet të përballet me procedurat për vuajtjen e dënimit të mbetur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Dibrës, forcat e ndërhyrjes hynë në banesën trekatëshe të të kërkuarit për të bërë të mundur arrestimin e tij. Gjatë operacionit, efektivi Meda u rrëzua aksidentalisht nga muri rrethues i banesës, duke pësuar dëmtime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Fillimisht mori ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Maqellarës, më pas u transportua drejt spitalit të Peshkopisë dhe më tej me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Fatmirësisht, burime zyrtare bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Raportimet e para nga zona ngritën dyshime se efektivi mund të ishte shtyrë gjatë përplasjes me të shumëkërkuarin, madje u fol edhe për përdorim të armëve të zjarrit, pasi banorët raportuan se kishin dëgjuar krisma. Megjithatë, kjo pistë u hodh poshtë nga Policia, e cila sqaroi se bëhej fjalë për një rrëzim aksidental gjatë operacionit.“Ndërkohë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor G.M., gjatë kapjes së personit në kërkim është rrëzuar nga një mur rrethues, duke pësuar dëmtime trupore”, tha policia më herët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026 – Zbulo surprizën që të pret!

Dashi Në dashuri po afron një periudhë e rëndësishme, ku duhet të kuptoni ndjenjat e vërteta të partnerit/es. Gjatë kësaj kohe duhet kujdes dhe qetësi në raport…

“Ordiner, prapë të ha goja!” – Përballja e ashpër mes Selin dhe Rogertit merr kthesë të papritur!

Tensionet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP5’, vazhdojnë të rriten ditë pas dite. Gjatë ditës së sotme, Rogerti është përfshirë sërish në një…

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Euro ka humbur pikë përballë monedhës tonë kombëtare, dhe në kursin zyrtar të Bankës Qendrore këmbehet me 96.1 lekë. Rënia e monedhës Europiane është pjesë e një…

Irani: Kemi ν(r)arë 650 υshtarë amerikanë, është e pritshme që Trυmp të fshehë shifrat

Irani flet për 650 ushtarë amerikanë të νrarë ose të pl agosur; thotë se “Abraham Lincoln” u tërhoq pas lëshimit të raketave Zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike…

“Populli ushtar”, si e mbushi Kina Shqipërinë komuniste me tanke, avionë e bunkerë! Vendi më i armatosur i Europës

PËLLUMB VREKA Viti 1945. Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore me armatime e pajisje të trashëguara nga trofetë e ushtrive italiane e gjermane. Nga italianët pati…

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri, Belinda Balluku zyrtarisht e..

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të gjithë ndryshimet e qeverisë të bëra nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë. Zyrtarisht Begaj dekretoi shkarkimin nga detyra të…