“Ordiner, prapë të ha goja!” – Përballja e ashpër mes Selin dhe Rogertit merr kthesë të papritur!

Tensionet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP5’, vazhdojnë të rriten ditë pas dite. Gjatë ditës së sotme, Rogerti është përfshirë sërish në një debat me Selin, duke përdorur deklarata të rënda që kanë shkaktuar reagime të shumta.

“Ti do vetëm çuna me lekë, burrë me lekë. Gimbon e mban vetëm për lojë”, iu drejtua ai banores, duke e akuzuar për interes material, ende pa kaluar 24 orë nga falja që i kërkoi për fjalët e pahijshme drejtuar banores.

“Prapë me akuza ti, nuk zë mend, prapë ti ordiner. Ordiner prapë të ha goja. Po flet për emrin tim o injorant. Të jesh vajzë pa lekë duhet me e marrë me lek. Ti e ke bërë në jetën tënde. Vjen nga familje borgjeze dhe ke marrë një të varfër. Se një njeri që akuzon do t’a ketë përjetuar vetë. Ti je një kokrra e injorantit, rrugaç”, iu kthye Selin.

“Faleminderit që më përmend prapë gruan dhe familjen time”, i kthehet Rogerti.

Ashtu sikurse e përmendëm dhe më sipër, kjo nuk është hera e parë, dhe Rogerti është përballur me kritika për mënyrën e komunikimit brenda shtëpisë.

Edhe në spektaklin e së martës, ai u vu në qendër të vëmendjes për gjuhën e përdorur ndaj Selinit dhe jo vetëm, çka nxiti reagime si nga banorët, ashtu edhe nga publiku jashtë.

Qasja e tij e drejtpërdrejtë dhe konfrontuese po e shndërron në një nga figurat më polemike të këtij sezoni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinj, mbyllen shkollat, mbi 600 raportime për dëme

Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe…

E tr*shtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)

Modelja dhe aktorja Annabel Schofield ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, pas një beteje me kancerin në tru. Ajo ishte shtruar së fundmi në Los Angeles dhe…

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026 – Zbulo surprizën që të pret!

Dashi Në dashuri po afron një periudhë e rëndësishme, ku duhet të kuptoni ndjenjat e vërteta të partnerit/es. Gjatë kësaj kohe duhet kujdes dhe qetësi në raport…

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Euro ka humbur pikë përballë monedhës tonë kombëtare, dhe në kursin zyrtar të Bankës Qendrore këmbehet me 96.1 lekë. Rënia e monedhës Europiane është pjesë e një…

Irani: Kemi ν(r)arë 650 υshtarë amerikanë, është e pritshme që Trυmp të fshehë shifrat

Irani flet për 650 ushtarë amerikanë të νrarë ose të pl agosur; thotë se “Abraham Lincoln” u tërhoq pas lëshimit të raketave Zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike…

“Populli ushtar”, si e mbushi Kina Shqipërinë komuniste me tanke, avionë e bunkerë! Vendi më i armatosur i Europës

PËLLUMB VREKA Viti 1945. Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore me armatime e pajisje të trashëguara nga trofetë e ushtrive italiane e gjermane. Nga italianët pati…