Sherri mes nxënësve në Delvinë nisi në shkollë: I mituri e goditi 16-vjeçarin 4 herë në kurriz me thikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me konfliktin mes dy të miturve dje në Delvinë, i cili përfundoi me pl agosjen e një 16-vjeçari me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur më 4 mars pranë Gjimnazi “Sulejman Delvina”, në lagjen “Sinan Ballati”. Dy adoleshentë, të moshave 15 dhe 16 vjeç, fillimisht janë përfshirë në një konflikt verbal brenda ambienteve të shkollës, i cili më pas ka vijuar edhe jashtë saj pas përfundimit të mësimit.

Burime nga vendngjarja me dije se në momentin kur nxënësit kanë dalë jashtë 15-vjeçari dyshohet se ka përdorur një thikë, duke goditur disa herë bashkëmoshatarin e tij 16-vjeçar dhe duke i shkaktuar plagë në trup.

I plagosuri është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i mituri i dyshuar si autor është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Në zonën ku ndodhi incidenti ndodhen edhe kamera sigurie të shkollës dhe të bizneseve përreth, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Hetimet për këtë rast vijojnë dhe dëshmitarët kërkojnë ndëshkim për autorin e kësaj ngjarje që mund të kishte pasoja tragjike.

Denoncimi i qytetarit:

“Pershendetje joq nje rast adoleshentesh jan qelluar me thika ne gjimnazin Sulejman Delvina ne qytetin e Delvines diten e djeshme ne daten 4 mars nuk esht marr asnje mas mediat mashtrojn pasi jan korruptuar duke then jan qelluar me gozhd ktu ke videon e djalit i cili esht qelluar me 4 thika ju lutem trajtojeni kte rast pasi esht nje padrejtsi e madhez Djali i cili ka qelluar me thik bashkmoshatarin e ti me 4 thika nuk ka marr asnje mas denimi

Per mshum ka dhe kamera aty afr jan kamerat e gjimnazit dhe t shitseve qe shesin ushqim per fmijet fiks aty ka ndodh ngjarja. Disa media e kan nxjerrur me gozhd por s eshte e vertete pasi e kane goditur me thike

Se jan zen ne ambientet sa del te shkolla. Per djalin i cili e ka qelluar nuk esht marr asnje mas thjesht e kan mbajtur disa or ne komisariat Jan zen qe ne ambientet e shkolles te banjat duke e cuar situaten me thika sa kishin dal. Sa mbaron msimi djali tjtr kish marr thiken qe nis me vrap ta qellonte drejt e ne zmr djali tjtr qe kthyer me kurriz t cilat e kishin kap kurriz dhe qaf

Related Posts

Tentativë për vr*sje me bombë ndaj kryetarit të bashkisëi: Dy persona të arrestuar

Një incident i rëndë sigurie është parandaluar në Nju Jork, pasi autoritetet njoftuan se një plan për të vendosur pajisje shpërthyese pranë rezidencës së kryetarit të bashkisë,…

Shpërthen Lindja e Mesme, Irani sulmon Azerbajxhanin, Kurdet gati OFENSIVEN!!!

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Kaukazit po rriten ndjeshëm, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të ri të konfliktit. Raportimet për përplasje dhe…

E fundit/ Rama “trondit” me lajmin që sapo dha për Ballukun

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit të saj nga detyra e zv.kryeministres. Duke folur…

Gazetare e korruptuar APO jo?! Ditën mori tendera publikë me 3 kompani të burrit, natën jep mendime për korrupsionin

Gazetaret investigative Ola Xama dhe Klodiana Lala shfaqen shpesh darkave në sofrat televizive, duke dhënë mendimin e tyre për dosje të bujshme të SPAK-ut, korrupsionin, krimin, pastrimin…

Arbër Hajdari flet për opinionisten Monika Kryemadhi: “Nuk e kam pritur që…”

Kimia mes dy opinionistëve të këtij edicioni po bie gjithnjë e më shumë në sy. I pyetur nga gazetari Bledi Mane lidhur me transformimin e dukshëm të…

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh që jetojnë në Itali, pas rumunëve. Sipas të dhënave të Eurostat për strukturën e popullsisë së huaj sipas vendit…