<script id="_wau6fu">var _wau = _wau || []; _wau.push(["dynamic", "syodgyfrme", "6fu", "c4302bffffff", "small"]);</script><script async src="//waust.at/d.js"></script>

    Kimia mes dy opinionistëve të këtij edicioni po bie gjithnjë e më shumë në sy. I pyetur nga gazetari Bledi Mane lidhur me transformimin e dukshëm të Monika Kryemadhit – e cila shfaqet larg profilit të ashpër politik dhe akuzave partiake, duke ardhur më “qytetare” dhe e qeshur – Arbër Hajdari ka dhënë një përgjigje surprizuese.

    Arbri ka pranuar se edhe për të, ky version i Monikës ishte i papritur.

    “Është e vërtetë kjo që the. Edhe në fakt as unë nuk e kam pritur që të ishte në këtë mënyrë,” – u shpreh ai, duke konfirmuar se paragjykimet e fillimit kanë rënë.

    Sipas Arbrit, çelësi i këtij ndryshimi qëndron te natyra e saj e vërtetë, të cilën ai ka pasur mundësi ta njohë në prapaskenë.

    “Mua Monika më është dukur shumë njerëzore. Ne aty kemi kohë edhe jashtë kamerave të rrimë me njëri-tjetrin, të flasim, të diskutojmë, edhe më pëlqen që Monika është treguar jo vetëm njerëzore, por edhe pa komplekse,” – tha Arbri.

    Në fund, ai ia dedikoi këtë ndryshim pozitiv jo vetëm vetes, por të gjithë atmosferës së formatit.

    “Energjia nuk është vetëm e imja, por e gjithë grupit që drejton BBVIP i ka dhënë energji pozitive dhe ajo ka gjetur veten,” – përfundoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE