Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit të saj nga detyra e zv.kryeministres.
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama pranoi se edhe brenda radhëve të socialistëve ka zëra që mendojnë se fitoret e Ballukut në Fier kanë ardhur për shkak të pushtetit që ajo ka pasur.
“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore të Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për t’u parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne i mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama.
Kryeministri u ndal edhe te akuzat dhe debatet që kanë shoqëruar figurën e saj në publik dhe në media, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, ngrihen akuza në opinionin publik.
“Njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe faktikisht i bërë zakon, të cilat i përdorin mediat si forca paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që Ballukut t’i ngrihen të gjitha dallgët e detit të urrejtjes që zihen në 700 tenxheret e pazarit tonë politik dhe mediatik”, tha Rama.
Ai shtoi se në disa raste akuzat e bëra ndaj saj kanë qenë të ekzagjeruara, duke përmendur pretendime për pasuri të mëdha dhe akuza të tjera që sipas tij janë përdorur për ta diskredituar politikisht.
Rama theksoi gjithashtu se puna e bërë gjatë kohës që Balluku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm është shpesh lënë në hije nga debatet politike dhe akuzat publike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE