Kërkoi lirimin nga burgu, Ilir Meta heq dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm

Presidenti i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Avokati i tij mbrojtjes tha se vendimi për të tërhequr ankimin u mor pas shqyrtimit të mundësive ligjore.

Me këtë vendim, procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë, duke mbetur në fuqi masa e vendosur më parë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë.

Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, përfshirë përfitime të dyshuara nga kontrata publike dhe lobime jashtë vendit. Hetimi i SPAK ka dërguar ish-presidentin në qeli, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëpandehurve vijon.

Në të njëjtin proces gjyqësor, ish‑bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po hetohet gjithashtu nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ajo është lënë me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”.

Related Posts

“Më g’oditën me shkop bejsbolli dhe më shkatërruan makinën, u lanë të lirë pas 8 orësh”

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar në Pogradec, i cili pretendon se është dhunuar brutalisht nga disa persona që…

Ky është stadiumi që do të ndërtohet në Kashar ku do të performojë Kanye West

Screenshot Për performancën live të reperit Kanye West më 11 Korrik në Shqipëri pritet të ndërtohet një stadium me kapacitet rreth 60,000 vende. Arena do të quhet…

“Ajo iku dhe më la kur rashë në koma!” Kush është gruaja e avokatit Saimir Vishaj?!

Drama personale familjare e avokatit të njohur Saimir Vishaj pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh të rritur me bashkëshorten e tij ka bërë xhiron e rrjeteve…

Jo vetëm Kanye West koncert në Tiranë? Artisti publikon FOTO me flamurin shqiptar, bashkë me të dhe Drake

Ditën e sotme u dha lajmi se reperi i njohur amerikan, Kanye West do të vijë me një koncert në Tiranë, më 11 korrik. Kjo u konfirmua…

“M’i gjen Edi në vend, fap-fap”, Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës:Lësho pak satelitin t’i kapin, vdiqa

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, i ka bërë një kërkesë të pazakontë nga “Ferma Vip” kryeministrit Edi Rama. E rrezikuar të humbasë sfidën për mbledhjen e lepujve…

Kryemadhi flet për paragjykimet: Nuk qava kur Iliri ‘tha do divorcohem’! Unë k*rvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po!

Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”, teksa po fliste për gjyqin në GJKKO së bashki me Ilir Metën, u shpreh se është ndjerë e…