ISSH miraton indeksimin e ri për pensionet, ndryshon baza e llogaritjes për ata që dalin në pension nga 2026

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar koeficientët e rinj të indeksimit që do të përdoren për përllogaritjen e pensioneve të reja në Shqipëri.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar sot nga kryetarja e Këshillit Administrativ të ISSH.

Në këtë mbledhje u aprovua projektvendimi që përcakton indeksimin e bazës së vlerësuar për vitin 2024, e cila përdoret si referencë për llogaritjen e pensioneve.

Sipas vendimit, do të rishikohet paga mesatare mbi të cilën përllogaritet shuma fillestare mujore e pensionit për personat që plotësojnë kushtet për pension duke filluar nga data 1 janar 2026 dhe në vijim.

Koeficientët e rinj pritet të ndikojnë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja në vitet e ardhshme.

Qëllimi i indeksimit është që pensionet e reja të reflektojnë më mirë kontributet e paguara gjatë viteve të punës dhe të harmonizohen me zhvillimet ekonomike.

Projektvendimi i miratuar nga Këshilli Administrativ i ISSH do të dërgohet për miratim përfundimtar në Këshillin e Ministrave.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se ky proces është pjesë e mekanizmave të rregullt të indeksimit të bazës së llogaritjes së pensioneve dhe synon përmirësimin e funksionimit të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe garantimin e përfitimeve në përputhje me kontributet e qytetarëve. /skyweb.al

Related Posts

“Do të jetë errësirë për më shumë se 6 minuta – ja kur arrin në Evropë eklipsi më i gjatë

Këto do të jenë ditë shumë emocionuese në Europë për mbërritjen e njërit prej eklipseve më të pritura dhe më të gjata ndonjëherë. Më 2 gusht 2027,…

Rritja e çmimeve globale të naftës, Trump bën deklaratën që i shokon të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje të madhe lidhur me rritjen e çmimeve globale të naftës. Në një…

Koha për të rregulluar financat! Këto SHENJA duhet të tregojnë kujdes dhe ato që janë të favorizuara

Dashi Ka dy hyrje të rëndësishme. Të dyja hyrjet në ndërveprim Venusi me Marsin dhe Saturni me Plutonin. Këto ndërhyrje ndihmojnë për të hequr nga vetja çfarë…

Zbuloni shenjën e vetme të horoskopit që pret FAT dhe MUNDËSI të mëdha deri në prill

Vetëm një shenjë horoskopi do të përjetojë një periudhë të jashtëzakonshme deri në prill 2026 Astrologia Georgina Easterbrook shpjegon se nga tani deri në fund të prillit…

Çfarë ndodhi në Tiranë? Dy vajza dhe një djalë marrin peng dhe

Një 28-vjeçar është marrë peng nga tre të rinj në Tiranë. Policia bën me dije se në lidhje me këtë rast, ka arrestuar dy vajza të moshës…

Kërkoi lirimin nga burgu, Ilir Meta heq dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm

Presidenti i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest…