Yll e bukur/ Zhduket 21-vjeçarja, dyshohet se… (FOTO)

Një 21-vjeçare është zhdukur prej disa ditësh në zonën e Foggias në Itali, ndërsa hetimet e autoriteteve po përqendrohen edhe te pista e prostitucionit dhe te personat që mund të kenë pasur kontakt me të para zhdukjes.

Sipas mediave italiane, e reja është parë për herë të fundit pasditen e 2 marsit pranë një rruge nacionale në provincën e Foggias. Pas denoncimit për zhdukjen e saj, policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë zhvilluar kontrolle të shumta në zonë.

Gjatë kërkimeve është gjetur fillimisht xhaketa që ajo mbante veshur, ndërsa pak më larg është zbuluar edhe telefoni celular i saj. Këto prova kanë shtuar dyshimet se vajza mund të jetë përfshirë në një situatë të rrezikshme pak para zhdukjes.

Sipas dëshmisë së një shoqeje të saj, me të cilën jetonte në Itali prej disa muajsh, të dyja kishin punuar fillimisht në bujqësi dhe më pas kishin shkuar në zonën e Foggias ku dyshohet se ushtronin prostitucion në një segment të Rrugës Shtetërore 16.

Shoqja ka deklaruar se disa ditë para zhdukjes ato ishin kërcënuar nga një person që u kërkonte para për të vazhduar të punonin në atë zonë. Dyshohet se ai kërkonte pagesë periodike dhe i kishte paralajmëruar se do t’i detyronte të punonin për të.

Ditën e zhdukjes, sipas dëshmisë së saj, 21-vjeçarja është larguar me një makinë tip BMË të zezë me një person të ri brenda. Pak më vonë, shoqja e saj ka tentuar ta telefonojë, por telefonata është ndërprerë papritur dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt.

Autoritetet italiane kanë intensifikuar kërkimet në zonë me ndihmën e qenve nuhatës dhe dronëve, ndërsa po verifikojnë të gjitha pistat, përfshirë edhe atë të shfrytëzimit për prostitucion. Për momentin, fati i të resë mbetet ende i panjohur,

Related Posts

Irani: Nuk jemi gati për më shumë bisedime me SHBA-në nuk janë serioz dhe duan që…!

“Nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për paqe me SHBA-në derisa ajo të ndryshojë kërkesat e saj maksimaliste”, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm i Iranit. Delegacionet…

A ËSHTË BOTA NË PRAG TË NJË KRIZE MË TË MADHE?

Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më alarmues. Fjalët për një kërcënim të mundshëm të Turqisë ndaj Izraelit po ngrenë shqetësime serioze,…

NGjarje tragjike ne vend, ka viktima

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen. Sipas policisë, rreth orës 21:30, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka…

“Ma ke shkatërruar jetën…”, detaje nga tragjedia ku Astriti mb(y)ti gruan e tij Dritën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Asti, pranë Torino, ku një 59-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të…

Alarm në Tiranë! Dyshime për tentativa afrimi ndaj fëmijëve nga MUXHAHEDINËT– prindërit kërkojnë reagim urgjent

Një denoncim i publikuar një ditë më parë nga JOQ Albania ka ndezur alarmin mes prindërve, duke rikthyer në vëmendje një shqetësim të madh: sigurinë e fëmijëve…

Zhytësi zbulon një ndërtesë të çuditshme nën ujë – pastaj mëson se çfarë është në të vërtetë…

Deti Adriatik Fsheh Mijëra Anije Të Mbytura, Por Ajo Që Ben Keler Gjeti Në Thellësitë E Pulias Nuk Ishte Një Rrënojë E Zakonshme. Ishte Diçka Që Sfidonte…