“Jam në gjendje të rënduar financiare”, zbardhet dëshmia e Gjestit në gjykatë

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, ka deklaruar para gjykatës se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe nën ndikimin e afektit.

Sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga Betimi për Drejtësi, Kelmendi ka kërkuar falje para gjykatës, prokurorit dhe palës së dëmtuar.

“Pajtohem me deklarimin e avokatit tim. Dua ta njoftoj gjykatën se jam në ankth dhe kam vepruar në gjendje afekti. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit dhe palës së dëmtuar”, ka deklaruar ai gjatë seancës.

Avokati i tij ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se nuk ekziston rreziku që i dyshuari ta përsërisë veprën penale.

Sipas mbrojtjes, bazuar në përvojën jetësore dhe aspektin psikologjik, reagimet impulsive zakonisht ndodhin vetëm një herë dhe rreziku i përsëritjes së tyre është i ulët.

Avokati ka theksuar gjithashtu se rasti ka marrë vëmendje të madhe publike dhe se Kelmendi është plotësisht i vetëdijshëm për hetimin që po zhvillohet ndaj tij.

Po ashtu, mbrojtja ka përmendur edhe nenin 159 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, i cili parashikon parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, duke argumentuar se paraburgimi nuk do të ishte një masë proporcionale.

Sipas avokatit mbrojtës Artan Qerkini, për dy nga veprat penale për të cilat dyshohet Kelmendi parashikohet dënim deri në një vit burgim ose edhe gjobë

Related Posts

🔅- H0T BRlDE 5-🔅

Je 60 vjeçe dhe më sjell dashnoret ne shtepi, djali tr*ndit mamanë: Me thonë djali i k*rvës

Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës…

“800 veta e kërkuan maleve…”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin…

‘Gjëegjëza e psikopatit’: A guxoni të zgjidhni gjëegjëzën që do të zbulojë shumë për karakterin tuaj?

Dhe tani kemi ardhur te famëkeqja “Gjëgjëza e psikopatit”, e cila, sipas ekspertëve, do të zbulojë shumë për karakterin tuaj dhe atë që jeni në gjendje (mos)…

ZJARR I FUQISHËM NË TIRANË – PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË PALLAT TE “FARMACIA 10” (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët. Flakët…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Prill 2026

Dashi Dite e bukur dhe mjaft pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit dhe…