Brukseli: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, ja çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria rezulton një nga vendet më të brishta energjetikisht në Europë, me vetëm rreth 15 ditë rezerva nafte. Ky është alarmi që del nga një raport europian mbi kapacitetet energjetike të vendeve të kontinentit, i cili paralajmëron për rrezikun që paraqet kjo situatë në rast krizash ndërkombëtare ose bllokadash të furnizimit.

Sipas raportit, ndërkohë që Shqipëria ka vetëm rreth 15 ditë rezerva, mesatarja europiane arrin rreth 120 ditë. Edhe vendet që konsiderohen problematike në këtë drejtim kanë nivele shumë më të larta. Italia, për shembull, ka rreth 80 ditë rezerva strategjike.

Dokumenti europian thekson se kjo nuk është thjesht një çështje ekonomike apo problem i operatorëve privatë të tregtimit të hidrokarbureve, por lidhet me mungesën e një strategjie shtetërore për krijimin e rezervave në raste emergjence. Në një situatë krize energjetike ose konflikti, një rezervë prej vetëm 15 ditësh konsiderohet jashtëzakonisht e ulët për një vend.

Sipas raportit, Shqipëria rezulton një nga shtetet më problematike në Europë për sa i përket përballimit të një krize energjetike. Në rajon, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë rezerva që mund të përballojnë të paktën dy muaj furnizim në rast bllokade, ndërsa vende si Greqia dhe Kroacia kanë kapacitete edhe më të mëdha.

Situata ka ngritur shqetësime edhe në strukturat e sigurisë. NATO i ka kërkuar qeverisë shqiptare krijimin e një shtabi krize dhe ndërtimin e depozitave emergjente strategjike për energjinë. Sipas informacioneve, procesi për ngritjen e këtyre rezervave ka nisur, por ende ndodhet në faza burokratike.

Ekspertët paralajmërojnë se në rast të një përshkallëzimi të konfliktit në Lindjen e Mesme apo ndërprerjeje të zinxhirit të furnizimit, Shqipëria do të ishte ndër vendet më të ekspozuara në Europë. Në një skenar të tillë, vendi do të mbetej pothuajse tërësisht i varur nga furnizimet e jashtme.

Në të kaluarën situata ka qenë ndryshe. Gjatë periudhës së komunizmit, Shqipëria kishte depozita të konsiderueshme energjetike të shpërndara në zona të fshehta malore, të krijuara për t’u përdorur në rast lufte apo izolimi. Sipas vlerësimeve të ekspertëve të logjistikës ushtarake në fillim të viteve ’90, sistemi i rezervave të asaj kohe mund ta mbante vendin funksional për një periudhë shumë më të gjatë.

Sot panorama është krejt tjetër. Me vetëm 15 ditë rezerva nafte dhe pa një sistem të konsoliduar depozitash strategjike, Shqipëria mbetet një nga vendet më të pambrojtura energjetikisht në kontinent, ndërsa çdo krizë ndërkombëtare mund të kthehet shumë shpejt në një emergjencë për furnizimin e vendit me karburant,

Related Posts

Monika Kryemadhi e mahnitur nga Sara Hoxha, ja çfarë ju bën fëmijëve kur është në Big Brother

Gjatë intervistës së saj të fundit në emisionin “Goca dhe Gra”, politikanja Monika Kryemadhi nuk është ndalur vetëm te analizat e dinamikave të “Big Brother VIP”. Ajo…

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga Shikuesja e njohur Baba Vanga nga Bulgaria është e njohur për…

Nuk përmbahen më! Mateo dhe Brikena në një moment shumë intim në BBVIP ( Video )

Shtëpia e Big Brother VIP duket se po përjeton një nga romancat më të nxehta të këtij sezoni. Pas disa skenave që u bënë virale në rrjetet…

“Jam në gjendje të rënduar financiare”, zbardhet dëshmia e Gjestit në gjykatë

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, ka deklaruar para gjykatës se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe nën…

Sot Dita e Verës, por moti do iu prishë planet, ja çfarë pritet të ndodhë pas pak orësh

E shtuna ka nisur me kthjellime dhe vranësira dhe do të vijojë të jetë e paqëndrueshme edhe gjatë pjesës tjetër të ditës. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se…

GJKKO merr VENDIMIN për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. NJOFTIM PËR MEDIAT Kërkuesja (e pandehura) Belinda Balluku me datë 13.03.2026…