‘Çm*endet’ i riu në Sarandë! Shkon te banesa e ish-bashkëjetueses dhe e dh*non. Pastaj kërcënon me a(r)më edhe familjarët duke qëlluar në ajër

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 99

Dhunoi ish-bashkëjetuesen dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 31-vjeçari në Sarandë.

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të ndodhur pasditen e sotme në Sarandë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:30, shtetasi me iniciale K.C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

Po sipas policisë, 31-vjeçari dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së strukturave policore, autori i dyshuar është vënë në pranga pak kohë pas ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e detajeve të këtij rasti.