“E sajova kastile sikur jam në burg”/ Babai i Selin me akuza të rënda ndaj produksionit: Ku e mori vesh Rogerti?

Lidhja telefonike e Toni Bollatit në “Big Brother VIP Fan Club” nuk u ndal vetëm te përplasja e ashpër me moderatoren Kiara Tito.

Babai i Selinës ka shkuar edhe më tej, duke lëshuar një sërë akuzash të forta ndaj produksionit dhe duke zbuluar një “kurth” të paprecedentë që ai pretendon se e ka ngritur vetë për t’i demaskuar.

Zanafilla e kësaj situate lidhet me një debat të fortë brenda shtëpisë mes Selinës dhe Rogertit.

Gjatë përplasjes, ky i fundit kaloi në ofendime personale, duke i përmendur familjen dhe duke i thënë drejtpërdrejt fjalët e rënda: “Ti e ke babain në burg”.

Por si e dinte Rogerti këtë “fakt”?

Këtu vjen deklarata bombastike e Toni Bollatit. Ai u shpreh hapur se historia e burgut ishte një gënjeshtër e sajuar tërësisht nga vetë ai jashtë shtëpisë, pikërisht për të testuar nëse produksioni i kalon informacione nga jashtë Rogertit për të sulmuar vajzën e tij.

“E kam sajuar vetë punën e burgut, e kam sajuar aq bukur,” – deklaroi ai me bindje.

Me këtë deklaratë, Toni lë të kuptohet qartë se fakti që Rogerti e përdori këtë informacion të rremë (dhe të shpikur rishtazi) si armë kundër Selinës, vërteton dyshimet e tij: produksioni po favorizon Rogertin duke e furnizuar me informacione nga jashtë për të dëmtuar lojën e vajzës së tij.

Pas kësaj akuze të rëndë që ngre pikëpyetje të mëdha mbi rregullat dhe transparencën e formatit, Toni e mbylli lidhjen telefonike me një kërkesë ultimative.

Ai u shpreh se shpreson që produksioni më në fund t’i japë fjalën dhe t’i mundësojë përballjen e shumëkërkuar në spektaklin e Prime-it, diçka që ai pretendon se e kërkon prej kohësh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Irani: Nuk jemi gati për më shumë bisedime me SHBA-në nuk janë serioz dhe duan që…!

“Nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për paqe me SHBA-në derisa ajo të ndryshojë kërkesat e saj maksimaliste”, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm i Iranit. Delegacionet…

A ËSHTË BOTA NË PRAG TË NJË KRIZE MË TË MADHE?

Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më alarmues. Fjalët për një kërcënim të mundshëm të Turqisë ndaj Izraelit po ngrenë shqetësime serioze,…

NGjarje tragjike ne vend, ka viktima

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen. Sipas policisë, rreth orës 21:30, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka…

“Ma ke shkatërruar jetën…”, detaje nga tragjedia ku Astriti mb(y)ti gruan e tij Dritën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Asti, pranë Torino, ku një 59-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të…

Alarm në Tiranë! Dyshime për tentativa afrimi ndaj fëmijëve nga MUXHAHEDINËT– prindërit kërkojnë reagim urgjent

Një denoncim i publikuar një ditë më parë nga JOQ Albania ka ndezur alarmin mes prindërve, duke rikthyer në vëmendje një shqetësim të madh: sigurinë e fëmijëve…

Zhytësi zbulon një ndërtesë të çuditshme nën ujë – pastaj mëson se çfarë është në të vërtetë…

Deti Adriatik Fsheh Mijëra Anije Të Mbytura, Por Ajo Që Ben Keler Gjeti Në Thellësitë E Pulias Nuk Ishte Një Rrënojë E Zakonshme. Ishte Diçka Që Sfidonte…