E rëndë! Mishi i një kali të dëmtuar u shërbehet qytetarëve

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në Turqi, pasi një kalë kampion garash rezultoi se ishte therur dhe mishi i tij ishte shërbyer pa dijeninë e qytetarëve në një mensë publike të administruar nga bashkia.

Ngjarja ka ndodhur në distriktin Yeni?ehir, në provincën Mersin, ku një qytetar zbuloi një objekt të pazakontë në porcionin e tij të kavurmës, një pjatë tradicionale turke me mish të skuqur. Hetimet e mëvonshme zbuluan se objekti ishte mikroçipi i një kali garash katërvjeçar, i quajtur Smart Latch.

Sipas autoriteteve të bujqësisë, analiza e ushqimit e kryer më 4 shkurt konfirmoi se në porcionet e asaj dite dhe të ditës paraardhëse ishte përdorur mish kali. Pas zbulimit, u asgjësuan 213 kilogramë kavurmë të prodhuar në kuzhinën publike.

Smart Latch ishte një pelë race e njohur, e cila kishte fituar tre gara gjatë karrierës së saj, përfshirë vende të para në hipodromin e Adanas. Kali ishte tërhequr nga garat pasi kishte pësuar një dëmtim në këmbë gjatë garës së fundit në tetor. Gjatë karrierës së saj kishte siguruar 1 milion e 125 mijë lira turke shpërblime.

Pronari i kalit, Suat Topçu, deklaroi se kishte planifikuar ta dhuronte kafshën në një klub hipizmi dhe se kishte ngarkuar një transportues lokal për këtë proces. Ai tha se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me kafshën deri në momentin kur u kontaktua nga Ministria e Bujqësisë. Megjithatë, ai është gjobitur me 132 mijë lira turke pasi nuk kishte deklaruar zyrtarisht dhurimin e kalit. Pronari u shpreh se gjoba nuk është gjëja më e rëndësishme, por zbulimi i personave që kryen këtë akt mizor.

Hetuesit dyshojnë se kali nuk ka mbërritur kurrë në klubin e hipizmit dhe se në vend të kësaj është dërguar në thertore. Sipas dyshimeve paraprake, mishi i tij është etiketuar në mënyrë të rreme si mish viçi dhe më pas i është shitur kompanisë që furnizon mensën publike të bashkisë. Bashkia e Mersinit është mbrojtur duke deklaruar se mishi i përdorur në kuzhinat sociale ishte siguruar sipas rregullave përkatëse, por hetimet vazhdojnë për të zbuluar se si një kalë gare i regjistruar përfundoi i therur dhe i servirur si ushqim për qytetarët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

🔅- H0T BRlDE 5-🔅

Je 60 vjeçe dhe më sjell dashnoret ne shtepi, djali tr*ndit mamanë: Me thonë djali i k*rvës

Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës…

“800 veta e kërkuan maleve…”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin…

‘Gjëegjëza e psikopatit’: A guxoni të zgjidhni gjëegjëzën që do të zbulojë shumë për karakterin tuaj?

Dhe tani kemi ardhur te famëkeqja “Gjëgjëza e psikopatit”, e cila, sipas ekspertëve, do të zbulojë shumë për karakterin tuaj dhe atë që jeni në gjendje (mos)…

ZJARR I FUQISHËM NË TIRANË – PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË PALLAT TE “FARMACIA 10” (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët. Flakët…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Prill 2026

Dashi Dite e bukur dhe mjaft pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit dhe…